<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ky është qyteti që i paguan njerëzit për të jetuar atje

Kryebashkiaku i qytetit italian Candela, ka paraqitur një zgjidhje praktike për rënin e numrit të popullsisë, duke paguar njerëzit për t’u bërë banorë. Sipas CNN, Nicola Gatta dëshiron që qyteti i vogël mesjetar të shkëlqejë si në vitet 1990, kur jetonin më shumë se 8000 njerëz. Sot, vetëm 2700 banorë.

Pra, për të rikthyer madhështinë e humbur të qytetit, krybashkiaku Gatta po ofron deri në 2000 euro për të inkurajuar njerëzit të zhvendosen në këtë qytet.

“Unë punoj çdo ditë me pasion dhe përkushtim për t’i sjellë Candela-s shkëlqimin e dikurshëm”, tha Gotta.

Kishat që gjenden në çdo qoshe të rrugës, mbushen vetëm për të festuar lindjen e ndonjë fëmije, sipas “Scan”. Ky labirint me rrugë piktoreske dredha-dredha, ndërtesa të stilit barok dhe shtigje të harkuara, rrezikon të kthehet në një qytet fantazmë. Shumica e të rinjve janë larguar për një të ardhme më të mirë, duke lënë pas vetëm të moshuarit.

Për të joshur të ardhurit, duke përfshirë të huajt, këshilltari i Gatta tregon edhe pagesat specifike që do t’u bëhen individëve që vendosin të bëhen banorë të qytetit të Candelas.

“Kjo është mënyra se si funksionon: 800 euro për individ, 1200 euro për çiftet, 1500-1800 euro për familjet me 3 anëtarë dhe 2000 euro për familjet me 4-5 persona”, shpjegon Stefano Bascianelli, krahu i djathë i kryetarit të bashkisë.

Ka tre kërkesa kryesore për marrjen e parave: banorët e rinj duhet të marrin rezidencën në Candela, të marrin me qira një shtëpi dhe të gjejnë një punë me të paktën 7500 euro në vit. Gjithashtu, krahas parave, mund t’u ofrohen edhe kredi tatimore për deponimin e mbetjeve urbane, faturat dhe fidanishtet.

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

4 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

5 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

5 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

5 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

5 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

2 days ago