Martesa me të shtetas të huaj bëhej dikur vetëm me lejen e shtetit. Me dekretin nr.1897, datë 5.7.1954, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, u ndryshua neni 23 i ligjit nr.601, sipas së cilit asnjë shtetas shqiptar nuk mund të lidhte martesë me shtetas të huaj, pa marrë më parë pëlqimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Bënin përjashtim vetëm ata që kishin emigruar me punë.
Në nenin 23 të ligjin nr.601, datë 18.5.1948, kjo dispozitë ishte kështu: “Nuk mund të lidhin martesë në Shqipëri midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi të huaj që ndodhet përkohësisht në Shqipëri për shkaqe pune, shërbimi ose për ndonjë arsye tjetër. Martesa midis një shtetasi shqiptar me një të huaj, që nuk hyn në kategorinë e shtetasve të huaj që përmenden në paragrafin e sipërm, mund të lidhet në Shqipëri vetëm me autorizim të ministrit të Punëve të Brendshme. Nëpunësit e shtetit dhe studentët shqiptarë nuk mund të lidhin martesë jashtë shtetit me një shtetas të huaj, pa autorizimin e ministrit të Punëve të Jashtme ose përfaqësuesit diplomatik shqiptar jashtë shtetit”.
Në zbatim të nenit 23 të ligjit nr.601, datë 18.5.1948, ndryshuar me dekretin nr.1897, datë 5.7.1954, “Mbi martesën”, formati i dhënies së lejes për martesë me shtetas të huaj ishte në formën që paraqitet në vendim. Ky autorizim paraqitej në zyrat e gjendjes civile ku bëhej celebrimi./55News.al/InforCulture.info
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…