Më 13 tetor është përvjetori i lindjes së dy poetëve të mëdhenj shqiptarë Migjenit dhe Dritëro Agollit ku për nderë të përvjetorit të lindjes së tyre, InforCulture sjellë dy poezi: ‘’Vetmia nga Migjeni’’ dhe ”Letër nga Dritëro Agolli”. /InforCulture.info
Vetmia – Migjeni
Më plak mërzitja
që vetmia më sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m’i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s’kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
Letër – Dritëro Agolli
I dashur mik,
Kur vjershat e mija lexon varg për varg,
Ti thua se unë në vatër kam lumturi?
Vërtet, vëlla, ashtu të duket nga larg,
Ndërsa aspak nuk e di!
I dashur mik,
Cdo natë të shtrihesh në të njejtin krevat,
Te ngrihesh nga i njejti shtrat çdo mëngjes,
Dyzet vjet të njejtin varr e të njejtin fat
Dhe i lumtur të jesh?
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…