<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Teleferikët” në Shqipërinë e vitit 1916(Foto)

Periudha 1913-1920 ka qenë një periudhë paqendrueshmërie e push timi për Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, në territorin e Shqipërisë do të kalonin ushtri austriake, franceze, italiane etj.

Gjatë qëndrimit apo kalimit nëpër Shqipëri, ushtritë do të përballeshin me probleme të theksuara të komunikacionit; me mungesë urash, rrugësh e mjetesh transporti të cilat duhej t’i ndërtonin nga fillimi. Transporti i logjistikës do të detyronte ushtrinë e huaja të ndërtonin nga fillimi rrjetin e transportit; pra një rrjet komunikacioni vetëm për qëllime ushtarake. Si rrjedhojë, në ultësirën perëndimore do të ndërtoheshin hekurudha për dekovilët (të ngjashëm me trenat) si dhe teleferikë që shërbenin për transportimin e materialeve të lu ftës, ushtarëve, furnizimeve ushqimore etj. Vija më e njohur e teleferikut ishte Shëngjin-Lezhë-Vorë, 40 kilometra i gjatë dhe do të shërbente për transportin e municioneve e ushqimeve madje dhe të trupave.

Po ashtu, teleferikët do të përdoreshin si mjete transporti mallrash e njerëzish edhe në zonën jugore të vendit që administrohej nga forcat franceze e italiane. Në arkivën franceze ekziston një foto e teleferikut që transporton 2 persona, njëri ushtarak e tjetri civil, sëbashku me punonjësin e teleferikut që duket. Referuar arkivës franceze, fotoja që sjell “SCAN” është bërë në rajonin e Vlorës në dhjetor të vitit 1916 nga fotografi Robert Vaucher dhe ka nënshkrimin “Në frontin e Vjosës (dhjetor 1916). I dërguari ynë special vijon udhëtimin e tij me “teleferik”.

Teleferikët që do të përdoreshin për qëllime ushtarake do të ekzistonin deri në vitin 1918-1919, periudhë në të cilën forcat ushtarake tërhiqen nga Shqipëria pasi ka përfunduar lu fta.

Në kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi në ato vite politikan aktiv e i njohur do të shkruante për situatën e komunikacionit në Shqipëri duke e konsideruar një “pl agë”. Në këto kujtime ai përmend ekzistencën e teleferikëve që lidhnin Lezhën me Vorën. “Gjatë Lu ftës së Parë Botërore Austria kishte bërë rrugët me karakter provizor Shkodër-Vorë-Llogara-Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë-Vlorë. Turqia nuk kishte lënë rrugë automobilistike. Rrugët Manastir-Korçë-Janinë dhe Gjirokastër-Janinë ishin vetëm rrugë për karrocë e të prishura prej kohe. Ndonjë rrugë tjetër, si edhe dekovilat Vorë-Lushnje e teleferikët Lesh-Vorë kishin karakter lokal e të përkohshëm dhe qenë prishur menjëherë. Edhe vetë rrugët kryesore të mbetura nga Austria e Italia donin riparime të mëdha” shkruan Vllamasi në kujtimet e tij.

Praktika e ndërtimit të teleferikëve ishte një praktikë e ndjekur edhe në vende të tjera nga ushtria austro-hungareze e ajo franceze gjatë Lu ftës së Parë Botërore. Edhe në Mal të Zi e Maqedoni gjatë periudhës së lu ftës do të ndërtoheshin teleferikë për qëllime ushtarake në vitin 1916.

K.KUÇAJ/SCAN/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Vuani nga kapsllëku, si të bëni vetëmasazh pa përdorur laksativë

    Vetëmasazhi për kapsllëkun është një teknikë shumë e lashtë që po rikthehet sot.…

7 hours ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

  Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin…

8 hours ago

A mund ta përkeqësojë hernien diskale teshtima? Ja çfarë duhet të dini…

Një teshtimë e fortë mund të shkaktojë një dhimbje të menjëhershme në shpinë ose në…

11 hours ago

Pse shumë njerëz kanë të njëjtën shenjë në krah!

    Një shenjë e vogël dhe e rrumbullakët në pjesën e sipërme të krahut…

11 hours ago

Ky frut vjeshte pastron zorrët si fshesë. Ekspertët tregojnë sa duhet të hani në ditë!

    Kumbullat janë një nga frutat më karakteristike të vjeshtës dhe, përveç shijes, mund…

11 hours ago

Pse lënë sapun para shtëpisë dhe në kopsht? Arsyeja do t’ju habisë

    Një sapun i zakonshëm mund të mos jetë gjëja e parë që do…

11 hours ago