<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Sot është ditë Bajrami, ditë e shenjtë, por drekën nuk do ta hamë nëpër shtëpitë tona”..Mulla Mustafë Fazliu

Toleranca fetare ndër shqiptarë nëpër periudha të ndryshme kohore ka qenë shembull pothuajse në katër anët e botës. Shqiptarët nga të gjitha konfesionet fetare që ekzistojnë në trojet shqiptare, si ata muslimanë, të krishterë apo ortodoks e të religjioneve tjera, sa herë që ishte nevoja të i dilej zot atdheut përgjigjeshin dhe dallimi religjioz nuk kishte rëndësi, të gjithë e ndienin veten të njejtë duke u mbështetur në prejardhjen etnike shqiptare. /InforCulture.info

Prijësit fetar cdo herë në histori kanë luajtur rol të madh në shoqëri në mënyra të ndryshme. Ata shpeshherë ishin pjesë e proceseve të mëdha politike e luftarake. Në historinë shqipare kemi shumë figura historike të cilat identifikohen edhe si prijës fetar por edhe si atdhetar të mëdhenjë që dhanë kontribut të madh, si në arsmim, shkencë, letërsi, politkë e luftë dhe posaqërisht në aspektin shpirtëror të shoqërisë.

Një figurë e tillë historike që mund të merret shembull për atdhedashuri dhe patriotizëm është edhe Mulla Mustafë Fazliu nga fshati Vidishiq i Shalës së Bajgorës, ku dhe kemi shkëputur një biografi të shkurtër për të, dhe një ngjarje që lidhet me luftën e dytë botërore që kishte ndodhur në vitin 1945. /InforCulture.info

Mulla Mustafë Fazliu Vidishiqi (1880-1968), një hoxhë si ky, trim, dijetar dhe atdhetar!

Ditë Bajrami, viti 1945, ditë e ftohët dimri plot acar. Në xhaminë e Bares së Shalës së Bajgorës, vjen lajmi trishtues, atje bandat serbo-çetniko-komuniste të Serbisë, bashkë me një brigadë të ushtrisë bullgare, janë nisur drejt Shalës për të bërë masakër.

Mulla Mustafa ndërpret vaizin-ligjërimin e Bajramit, dhe u drejtohet xhematit me këto fjalë:

“Sot është ditë Bajrami, ditë e shenjtë, por drekën nuk do ta hamë nëpër shtëpitë tona, por të gjithë kush ka armë, i madh e i vogël do të nisemi për Picel të Bajgorës. Atje do të ndeshemi me të pafetë që nuk kanë as din as iman, as që dinë se çka është familja.

Atje do të luftojmë e ndoshta shumë prej nesh do të vritemi, por kaurrin nuk e leshojmë me na i shkelë trojet tona. Kur ta fitojmë luftën dhe t’i zbrapsim dushmanët, atëherë do të kthehemi të bëjmë Bajram nëpër shtëpitë tona. Kush i thotë vetës shqiptar, ejani pas meje…!”
| Shkëputur nga libri: “HAMID EMINI-BRUNÇAJ (19.09.1909-16.10.1986) “Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”, Emin Fazlija| /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

2 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

2 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

2 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

2 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

3 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

3 days ago