Ka një dokument që vërteton se ka pasur një linjë udhëtimi me anije drejt Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që në vitin 1930 dhe nisej nga Durrësi.
Dokumenti i ekzistencës së kësaj linje i përket revistës kulturore të përdyjavshme, “Rilindja”, e cila botohej në vitet 1934-1936 në qytetin e Korçës.
Duke u bazuar në një reklamë të botuar në faqet e kësaj reviste mësohet se në atë periudhë ishte një linjë detare për pasagjerë Durrës-New York, e cila drejtohej në Shqipëri nga shoqëria detare “United States Line”.
Kjo shoqëri lundrimi e kishte qendrën në kryeqytetin e vendit, Tiranë me agjent të përgjithshëm për Shqipërinë, Gaqo Oparin.
Nga njoftimi mësohet se vaporët ekspres të kësaj shoqërie shërbenin për linjat e Amerikës dhe të Kanadasë.
Njoftimi i botuar në revistën “Rilindja” bën me dije edhe datat e lundrimeve që i përkasin një periudhe të muajve dhjetor të vitit 1934 dhe janar të vitit 1935. Në këtë linjë kanë operuar 3 vaporë me emrat Manhatan, Washington dhe President Roosveld.
Linja detare Durrës-Nju Jork, kishte edhe degë agjencie për prerje biletash në qytetet: Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Leskovik, Berat, Sarandë, Tepelenë, me agjentë shitjesh të biletave Efthim Opari, Mihail P. Prodani, Miço Garruli, Liço Spiro, Dhimo Hotova, LLambi Tavanxhi dhe Theodhos Leska. Kjo linjë operonte në mënyrë të rregullt./ATSH/InforCulture.info
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…