Pemë e madhe të piperit në zemër të Sarandës, e ka mbjellë me dorën e tij, Naim Frashëri… dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo. Sikur dëshmon eksperti Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki, i cili ka konfirmuar se ajo që thuhej nga banorët në formën e një gojëdhene, është fakt. Pema është 145-vjeçare dhe është mbjellë në kohën kur, Naim Frashëri punonte doganier në këtë qytet.
Pavarësisht moshës, për ekspertin ajo është në gjendje jo shumë të keqe, por kjo nuk është meritë e institucioneve vendore në Sarandë, që janë kursyer në shërbimet që i kanë bërë, pavarësisht vlerës dhe rëndësisë së veçantë që ajo mbart. Disa krasitje, spërkatje i janë bërë si për ta mbajtur të gjallë e që të mos ketë fatin e “simotrës” së saj, që u pre pas viteve ’90. Bello rrëfen edhe veçantinë e kësaj peme, që edhe pse nga “zemra” i janë marrë edhe 5 rrënjë të tjera të mbjella te shëtitorja, ato arrijnë të lulëzojnë, por nuk bëjnë kokrra.
“Po, e drejtë! Kjo lloj peme dekorative është mbjellë nga Naimi, i cili ka punuar në doganën e Sarandës, rreth 145 vite më parë, përveç kësaj peme piperi, Naimi ka sjellë edhe buganvilen, që i themi lulja e Sarandës. Por, le të flasim për piperin që është një peme dekorative e rrallë. Këtu kanë qenë dy pemë, njëra është shkatërruar pas viteve ’90-të, siç ndodhi shkatërrimi në gjithë sferat e jetës, por shyqyr që jetoi kjo pemë. Ne kemi bërë ndërhyrje, krasitje dhe spërkatje, por edhe ndërhyrje të veçanta. Si pemë 145-vjeçare që është, është në gjendje jo shumë të keqe, por ka nevojë për shërbime që ne vazhdojmë t’i kryejmë. Ne do ta mirëmbajmë dhe shyqyr qe e kemi, se e është e rrallë. Nga kjo lloj peme, kemi mbjellë dhe 5 të tjera në shëtitoren e re që po bëhet, por nuk kanë vlerat e saj. Kjo lloj peme e mbyll ciklin biologjik tek kokrray, ndërsa pemët e reja nuk arrijnë të krijojnë kokrra, e mbyllin ciklin tek lulëzimi” – rrëfen eksperti./Konica/InforCulture.info
Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…
Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…
Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…