Louis Arbanas: Gegërishtja është shqipja e vërtetë

“Deutsch – albanisches und Albanisch – deutsches Wörterbuch” von Louis Arbanas, në Biliothek der Sprachenkunde, botuar nga shtëpia botuese “A. Hartleben’s Verlag”, me autorësi nga Louis Arbana

Wien – Leipzig, 1910

Ndodh realisht që mosdija jonë, në mos moslejimi për të hulumtuar nëpër institucionet shkencore e arkivore të botës, ka krijuar mangësi njohurish për shumëçka për kulturën dhe krijimtarinë tonë, e cila edhe është bërë jashtë trojeve etnike shqiptare, andaj tashti, tek-tuk, hasim në ndonjë vepër e cila ka të bëjë me kulturën shqiptare e që është botuar duku tjetër. Megjithatë kënaqësinë që na jep ajo gjetje, mbeten sërish enigma prapa, nga mosnjohja e autorit, që më raste nuk është përmendur më askund, në asnjë bibliografi. Kjo na krijon pastaj ankthin e mosnjohjes, për t’i dhënë udhë mendimit sqarues dhe, gjithsesi respektues, për punën intelektuale të akëcilit. Kështu ndodhi edhe me gjetjen e një fjalori të vogël dygjuhësh: gjermanisht – shqip dhe shqip -gjermanisht, por autori na lë enigmën pas. Cili ishte, çfarë e shtyri të hartoi këtë fjalor, si e njihte shqipen, ky është emër real apo mos është ndonjë pseudonim, kush e financoi botimin e tij jashtë dhe ç’mision kishte ai, e tjerë.

Louis Arbanas (1872 -1965)

Sido që të jetë, diçka mësohet nga kërkimi ynë: se autori, është i lindur më 9 prill 1872, në një lokalitet Ljuta, komuna Konavale afër Dubrovnikut të Kroacisë dhe se pastaj ka jetuar në qytetin Watssonville, Santa Cruz Country, California, SHBA-së, ku edhe e kishte përmbyllur jetën më 14 shkurt 1965. E, një fije lidhjeje e prejardhjes kombëtare shqiptare na shpie te mbiemri A r b a n a s, emër që kroatët u kishin vënë shqiptarëve nga Ljarja e Shestani, të cilët kishin migruar në ato vise, duke ikur nga dhuna turke që nga viti 1700. Mbase ky është një pinjoll shqiptar. Po, lind pyetja se ç’ju deshtë këtij ky fjalor gjermanisht –shqip; mos ishte kjo kohë kur austro – hungaria ndihmonte shqiptarët edhe në arsimim dhe në hapjen shkolla shqipe, apo… Pastaj mungon përgatitja e tij për këtë lëmi dhe, fare në fund, ikja e tij për në Amerikë.

Sido që të jetë, vetëm përmendja e tij ka një respekt dhe vepra është një vlerë.

Fjalori titullohet: “Deutsch – albanisches und Albanisch – deutsches Wörterbuch” von Louis Arbanas, në Biliothek der Sprachenkunde, botuar nga shtëpia botuese “A. Hartleben’s Verlag”, më 1910.

De fakto fjalori ishte bërë pronësi e autorit me rastësi, ngase këto materiale në gjuhën shqipe dhe serbokroate i kishte grumbulluar një shqiptar, me gjasë i kamur, nga Veriu i Shqipërisë. Të dhëna të tjera nuk janë dhënë.

Sa i përket gjuhës shqipe, autori mendon se është një mbetje e ilirishtes, që ka edhe elemente të greqishtes, por këtu janë edhe përzierje të latinishtes, sllavishtes dhe turqishtes.

Sipas rezonit të tij, gjuha shqipe ka tri dialekte:

1. toskërishtja me qendër Elbasanin, bazuar në greqishten,

2. dialekti shkodran, me një ndikim të fortë të italishtes dhe me një butësi shqiptimi

3. gegërishtja, përhapur në Shqipërinë veriore, te fiset e Bytyqit, Dukagjinit, Dushmanit, Gashit, Krasniqes, Hasit, Kastratit, Lumës, Shalës etj.

Për këtë shtrirje të tretë, ai mendon se ka fare pak fjalë të huaja dhe mund të konstatohet se cila është shqipja e vërtetë.

Fjalori, faktikisht ka fletë të humbura, të cilat i konstaton edhe ai, si dhe faqe që nuk mund të lexohen.

Fjalori në fund mban edhe një pjesë të testamentit të ri, të të folmes së gegërishtes.

Gjithsej, faqe janë 182.

Edhe pse nuk ka ndonjë vlerë, mbase as për studiuesit e gjuhësisë, përmendja e tij, ka një vlerë të kronologjisë së botimeve tona dhe për ne, që njohja me to, veç sa e begaton literaturën shqipe.

Nga: Sinan Gashi

InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

8 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

9 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

10 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

11 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

12 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago