<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mjekja që për 46 vite jetoj e fshehur në identitetin e një burri

Gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, studimi i mjekësisë ne Britani ishte e ndaluar për vajzat. Në ato kohë, Margaret Ann Bulkley ëndërronte të bëhej mjeke, gjë e cila ishte e ndaluar nga forca e zakonit dhe ajo e ligjit njëherësh.

Me qëllim që të përmbushë ëndrrën e saj për tu bërë mjeke, ajo u detyrua të marrë identitetin e të vëllait James Barry dhe u vesh me rroba që ia mbulojnë identitetin e saj femëror. Me mimikën e saj femërore, një hundë të vogël dhe të rrumbullakët dhe sy që mbartnin shikime plot dhembshuri e butësi, Margaret hoqi dorë nga identiteti i saj femëror duke e fshehur atë brenda veshjeve burrërore. I duhej të pranohej patjetër të fakultetin e mjekësisë. Ashtu ndodhi.

U pranua dhe u diplomua në universitetin e Edinburgh, gjë e cila i mundësoi më pas të hedhë hapa konkrete në fushën të cilën e kishte pasion, duke u bërë një kirurge me famë asokohe. Ajo shërbeu dhe në ushtri, ku Perandoria Britanike e dërgonte me shërbim në të gjithë kolonitë e saj, duke nisur në Afrikën e Jugut, Indi etj.. ku u shërbente të sëmurëve dhe trajnonte stafet mjekësore atje.

Falë punës së saj asaj iu dha dekorata më e lartë që mund ti jepej një funksionari të mjekësisë në ushtrinë britanike. Falë zbulimit të rolit të higjienës personale në ruajtjen nga sëmundjet, ajo pati kontribut të drejtpërdrejtë në shërimin e shumë të sëmurëve, numri i të cilëve ishte tepër i madh. Ajo arriti të kufizojë përhapjen e kolerës dhe të lebrozës, të cilat korrnin mijëra jetë njerëzish në Afrikë.

Ajo ishte kirurgia e parë që bëri ndërhyrjen e suksesshme cezariane, pas te cilës jetoi edhe nëna edhe foshnja.

Margaret jetoi për pesëdhjetë vite me veshjen mashkullore, 46 prej të cilave i kaloi mes ushtarakëve në ushtrinë britanike. Askush nuk e zbuloi dot identitetin e saj apo të dyshojë në të, veçse pasi ndërroi jetë. Vetëm kur vdiq në vitin 1865, stafi mjekësor e zbuloi se mjeku i tyre i famshëm ishte një femër në kuptimin e plot të fjalës. Falë saj, vajzave iu lejua të studiojnë mjekësinë dhe ta ushtrojnë si profesion në mbarë Britaninë./Konica.al/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i nxehtë. Asgjë më shumë. Megjithatë, ky…

4 hours ago

Si lindi minibari në hotele? Historia e idesë që revolucionarizoi industrinë e hotelerisë

Një ide e thjeshtë, e frymëzuar nga një fluturim, ndryshoi përgjithmonë industrinë e hotelerisë. Në…

5 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

10 hours ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

10 hours ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

10 hours ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

1 day ago