<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Letërkëmbim ndërmjet Gjergj Kastriotit dhe Sulltan Muratit

Marrë nga profili i Etnor Canaj në FaceBook

Mbas një letre dërguar nga Sulltan Murati, në të cilën sulltani fyen dhe shkruan gjithë mllef kunder Skënderbeut, ky i fundit i përgjigjet me një gjuhë tejet elokuente, tejet diplomatike, por në të njejtën kohë edhe thumbuese.

“Gjergj Kastrioti, një luftëtar i Krishtit, me emrin tjetër Skënderbe, Princ i Epirotëve dhe Arbërorëve për Muratin, Princin e Turqve, përshëndetë.

Mora mesazhin dhe letrën tënde në të cilën më poshtërove në atë mënyrë që do kishe provokuar edhe më të duruarin dhe të ti kthente poshtërsitë me poshtërsi. Edhe unë, Murati im, nuk dua të bëj të njejtën gjë me ty, por me fjalë modeste të të paralajmërojë dhe të dhuroj diçka në moshën tënde.

Ti më vë faj për pabesi dhe për tradhëti që unë rimora zotërimet e mia atënore të cilat ti i kishe zaptuar me dhunë të padrejtë, por për këtë ke pak drejtësi (gjykim, shen. im), të drejtë dhe motiv. Ti akuzon sa të mira dhe sa nderë kam marrë pranë teje, që në të drejtë e pranoj që është e vërtetë, por me mundime të mia të mëdha, me kujdes, me vështirësi, syhapur dhe përseri me rreziqe ekstreme të nderit tim dhe të jetës time të kam shërbyer dhe të  bëra tepër shërbime për tu mbajtur mend. Ti vrave vëllëzërit e mi, duke më rrëmbyer zotërimet atënore dhe më urove vdekjen më të keqe, dhe të duket i çuditshëm një shpirtë që gjëja më e çmuar (për të) është liria dhe të kërkoj të shkundi zgjedhën e shërbëtorit…” /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

13 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

16 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

16 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

3 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago