Diabeti i pakontrolluar ka shumë pasoja serioze, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave, verbërinë dhe komplikacione të tjera.
Ngrënia e ushqimeve të gabuara mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës dhe të shkaktojë inflamacion, gjëra që mund të rrisin riskun për të zhvilluar diabet.
Ja disa ushqime që personat me diabet apo prediabet duhet t’i shmangin:
Lëngjet e ëmbla janë zgjedhja me e keqe e pijes që mund të bëni nëse vuani nga diabeti. Së pari këto pije kanë një përmbajtje të lartë karbohidratesh. Gjithashtu ato janë të mbushuara me fruktozë, që lidhet shumë me rezistencën ndaj insulinës dhe diabetin. Për më tepër, këto nivele të larta të fruktozës mund të çojnë në ndryshime metabolike që shkaktojnë dhjamosje të barkut dhe nivele potencialisht të rrezikshme të kolesterolit dhe triglicerideve.
Yndyrnat trans janë shumë të pashëndetshme. Ato krijohen duke shtuar hidrogjen dhe acide yndyrore të pangopura në mënyrë që të bëhen më të qëndrueshme. Yndyrnat trans gjenden në margarinë, gjalp kikiriku, kremëra etj.
Buka e bardhë, orizi dhe makaronat janë ushqime të procesuara , plot karbohidrate. Ngrënia e tyre mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak tek personat me diabet të tipit 1 apo 2.
Kosi i zakonshëm mund të jetë një opsion i mirë për personat me diabet, por jo ai i fruatve. Këto lloje kosi janë të mbushur me karbohidrate dhe sheqer.
Frutat janë një burim shumë i mirë për shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme, duke përfshirë, vitaminën C dhe kaliumin. Kur frutat thahen, procesi rezulton në humbje të ujit dhe çon në një përqendrim më të madh të këtyre lëndëve ushqyese. Por për fat të keq edhe përmbajtja e sheqerit bëhet më e përqendruar.
Burimi: Healthline/InforCulture.info
Jahja Drancolli Më 21 shkurt, me mbështetjen e UNESCO-s, festohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”…
Nga stepat e Azisë te simbolet kombëtare të Turkmenistanit, historia e racave më të rralla…
Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…
Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…
Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…
21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…