Shpikësit e çojnë përpara civilizimin që nga fillimi dhe shumë shpesh ata janë personat të cilët i testojnë shpikjet e reja, mirëpo disa nga ato shpikje mund të jenë vdekjeprurëse.
Kjo është lista e shkurtër e inxhinierëve, shkencëtarëve dhe e personave të tjerë, të cilët duke i testuar shpikjet e veta kanë humbur jetën.
1. Francis Edgar Stanley dhe Freelan Oscar Stanley
Francis Edgar Stanley dhe vëllai i tij binjak Freelan Oscar Stanley më 1896 kanë shpikur automobilin “Stanley Steemer”. Ata më 1906 thyen rekordin e shpejtësisë për kalimin më të shpejtë të një miljeje (1,6 kilometra) për 28,2 sekonda.
Kjo do të thotë që vetura e tyre ka mundur të arrinte shpejtësinë deri në 205 kilometra në orë. Të dy vëllezërit më 1918 shitën kompaninë, ndërkaq më vonë po të njëjtin vit humbën jetën në automobilin të cilin vetë e ndërtuan.
2. Jean-François Pilatre de Rozier
Njeriu i parë i cili e ka shpikur balonën me ajër të ngrohtë ka vdekur me rastin e kalimit të Kanalit anglez. Jean-François Pilatre de Rozier, ka marrë pjesë në fluturimin e parë të balonës me ajër të ngrohtë në vitin 1783 bashkë me Markizin Darlando, për shkak se nuk ka dëshiruar të lejojë që ai nder t’i takojë dikujt tjetër. Ky fluturim atë e bëri person të famshëm.
3. Thomas Andrews
Thomas Andrews ka qenë ka qenë arkitekti kryesor i anijes “Titanic”. Ai ka propozuar që anija t’i ketë 46 anije për shpëtim. Në fund, vetëm 20 sosh kanë gjetur vend në “Titanic”. Çastet e fundit të jetës i kaloi duke u ndihmuar njerëzve që të gjenin jelekët e shpëtimit. Trupi i tij kurrë nuk është gjetur.
4. Otto Lilienthalka
Otto Lilienthalka shpikur aeroplanin pa motor. Inspiruar nga vëllezërit Wright ka konstruktuar 18 tipa avionësh dhe ka bërë 2.000 fluturime. Mirëpo, me rastin e fluturimit të fundit ka humbur kontrollin me ç’rast ka filluar të humbë lartësinë. Fjalët e fundit të tij kanë qenë: “Viktimat patjetër duhet të ndodhin”.
5. Li Si
Li Si, këshilltar i Dinastisë Qin, ka shpikur metodën e torturave të quajtur “Pesë dhembje”, mirëpo pas ndërrimit të pushtetit, ai është ekzekutuar me të njëjtën metodë të cilën e ka shpikur për të torturuar të tjerët.
6. Marie Skłodowska-Curie
Marie Skłodowska-Curie ka marrë çmimin “Nobel” për shpikje në fushën e fizikës dhe të kimisë, e cila më vonë ka vdekur nga ekspozimi i rrezatimit. Ajo ka zbuluar radiumin dhe poloniumin dhe ka bërë avancime të shumta në fushën e radioaktivitetit (fjalën radioaktivitet e ka shpikur ajo vetë). Ajo gjithashtu ka qenë femra e parë e cila ka marrë çmimin “Nobel” dy herë. Curie i është ekspozuar një sasi të madhe të rrezatimit dhe ka vdekur nga leukemia plastike në vitin 1934, ndërkaq ajo pjesën më të madhe të punës së saj e ka bërë në një dhomë pa mjete mbrojtëse.
7. Franz Reichelt
Franz Reichelt, rrobaqepësi fluturues, ka kërcyer nga maja e Kullës së Ajfelit. Ka dashur t’i provojë rrobat e qepura në formë parashute. Për ta testuar shpikjen e tij, në vitin 1912 ka kërcyer nga Kulla e Ajfelit, me ç’rast humb jetën. Sipas artikullit të shkruar në atë periudhë, policia e Parisit ka lejuar ta bënte eksperimentin e tij duke menduar që do të përdorte kukullën.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…