<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Përfitimet shëndetësore nga rrushi i thatë?

Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve. Ato bëhen nga tharja e rrushit (i gjelbër apo i zi). Tharja bëhet në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të kafta apo të zeza.

Kapsllëku

Kur hahet, rrushi fryhet, pasi ka fibra që gjenden në të në formë të tharë dhe absorbojnë ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut. Prandaj nëse keni probleme të tilla ju duhet gjithsesi të hani rrush të thatë. Nëse ka nevojë, edhe disa herë gjatë ditës. Disa grushte në total.

Anemia

Rrushi i tharë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë përbërës të vitamines B kompleks të cilët janë esencialë për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Zjarrmi apo ethet

Phenolic Phytonutrients njihen mirë për përbërësit e tyre si antibiotikë, vrasës të bakterieve dhe antioksidues. Ato gjenden me bollëk në rrushin e tharë dhe ndihmojnë në shërimin e zjarrmis (etheve) duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.

Shëndeti i kockave

Kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të tharë. Për këtë arsye rrushi i tharë është një burim më i mirë i bor-it. Një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël, në krahasim me materiet e tjera ushqyese), që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit.

Kujdesi i syve

Rrushi i tharë përmban polyphenolic phytonutrients. Ata kanë përbërës antioksidues që janë shumë të mirë për shëndetin ocular. Mbrojnë sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikurse degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesë, rrushi i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta Karoten dhe A-Karotenoid, që të gjithë janë esencialë për shëndet të mirë pamor.

Shtimi i peshës

Rrushi i tharë, sikurse të gjitha frutat e tjera të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës. Kjo sepse është përplot me glukozë dhe fruktozë dhe ju dhuron shumë energji. Kështu pra, kokrrat e tij formojnë pjesën ideale të dietës si tek atletet apo bodibillderët të cilët kanë nevojë për shumë energji. Gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë, pa akumuluar kolesterol. Ajo që u jep një shtytje edhe më të madhe është prezenca e shumë vitaminave, amino- acideve dhe mineraleve (si selenium, fosfori etj.) të cilët ndihmojnë në absorbimin e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup.

Shëndeti dental

Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemialet e pranishëm në rrushin e tharë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirimit) të dhëmbëve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të bakterieve të cilët janë përgjegjës për kavitetet dhe problemet e tjera dentale.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

19 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

20 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

20 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

20 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

21 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

21 hours ago