<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të shpëtojmë nga milingonat e shtëpisë me mënyra natyrale

Ndeshja me milingonat kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të hapura nuk shqetëson askënd. Por kur i shihni ato që zvarriten përgjatë dollapeve të kuzhinës, kjo po që i bezdis të gjithë.

Milingonat e Shtëpisë

Ju do t’i gjeni këto milingona kudo që keni ëmbëlsira apo grimca të tyre. Milingonat e shtëpive do të lënë një gjurmë feromonike kimike kudo që të udhëtojnë.

Nëse i vrisni, të tjera milingona thjesht do të ndjekin gjurmët e të parave dhe do të shfaqen në të njëjtat vende. Për këtë arsye, duhet të eliminoni tërë koloninë.

Kur shihni milingonat e para, duhet të lani vendin dhe zonën përreth me ujë me sapun për të eliminuar gjurmët feromonike.

Menjëherë mundohuni të kuptoni se nga ku po hyjnë në shtëpinë tuaj. Filloni të vendosni karrem artificial në pikat e hyrjes.

Sheqeri është karrem shtëpiak më i mirë për milingonat e shtëpisë.Sheqeri do t’i tërheqë ato dhe në këtë mënyrë i devijoni rrugën e marrë drejt ëmbëlsirave apo thërrmijave të tyre edhe brenda rafteve tuaja.

Mbushni disa tapa shishesh plastike me sheqer dhe vendosni ato sa më afër vendit nga ku dyshoni se milingonat po hyjnë në shtëpinë tuaj.

Nëse shihni shtigje të milingonave, vendosni tapat direkt në shtegun e tyre.

Kjo parandalon që shumica e tyre të udhëtojë rreth të gjithë shtëpisë tuaj, pasi sikur një milingonë e vetme të ketë kaluar, ajo ka lëshuar aromën e vet për të tjerat.

Më shumë këshilla për milingonat e shtëpive

Ju mund t’i lani raftet apo hapësirat tuaja me uthull dhe më pas fshijini me një leckë të pastër.

Ky veprim eliminon gjurmët e tyre kimike dhe do të pengojë milingonat e tjera.

Vendosni sasi të vogla kanelle pranë vendeve ku i shihni dhe pranë pikave të hyrjes. Tregohuni të kujdesshëm për të mos spërkatur me kanellë vendet që mund të njollosen.

Pastërtia dhe higjiena maksimale janë nga mënyrat më të mira për ta bërë shtëpinë tuaj më pak tërheqëse për milingonat.

Kujdesuni të mënjanoni derdhjet, thërrimet dhe mbeturinat në kuzhinë. Sigurohuni që të ruani të gjitha ushqimet – sidomos ëmbëlsirat – në kavanozë të mbyllur fort ose në qese hermetike.

postbck postbck

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

12 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

12 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

12 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

12 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

13 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

13 hours ago