<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

5 Fakte të çuditshme për spinaqin

Një ndër perimet më të përdorshme dhe me shumë lëndë ushqyese është spinaqi. E përdorim si bazë për sallatat, lëngjet e mëngjesit apo si superushqim në anë të pjatës. Por a i njihni 5 faktet e çuditshme rreth spinaqit?!

Mund të reduktojë urinë dhe dëshirat për ëmbëlsira
Spinaqi nuk është thjesht një burim i shkëlqyer i vitaminave A, C dhe K, por mund të reduktojë urinë dhe dëshirat për ëmbëlsira. Është gjetur që komponimet në qelizat fotosintetike të spinaqit mundësojnë çlirimin e hormoneve të ngopjes. Tani e dimë se pse Popeye nuk ishte i shëndoshë…

E bën më eficiente punën në palestër
Disa kërkime të fundit të pubikuara në “Cell Press” konkluduan në faktin se spinaqi mund t’i bëjë më eficientë muskujt gjatë stërvitjes. Gjatë studimit, pjesëmarrësit që morën doza të vogla nitrat inorganik, një sasi e barabartë me atë që marrim nga një pjatë spinaq, për tri ditë radhazi konsumuan më pak oksigjen ndërsa bënin ushtrimin me biçikletë. Kjo performancë e përmirësuar ishte falë rritjes së eficiencës së mitokondrisë, e cila furnizon qelizat e trupit tonë.

Mund të parandalojë kancerin
Në një studim të “Oregon State University”, kërkuesit zbuluan se mishi i gatuar mund të prodhojë një karcinogjen që shkakton kancer, i cili mund të dëmtojë mikroARN-në në trupin e njeriut. Ndryshe nga ADN-ja, e cila pëson dëmime të përhershme kur preket nga mutacionet, mikroARN-ja mund të rikthejë në funksionim normal qelizat nëpërmjet zgjedhjeve dhe dietave të shëndetshme. Dhe këtu futen në lojë supergjethet jeshile. Konsumimi i spinaqit mund të zhbëjë pjesërisht dëmet e shkaktuara nga karcinogjenët që shkaktojnë kancer. Gjatë studimit, spinaqi përgjysmoi incidencat e tumorit në zorrën e trashë nga 58 për qind në 32 për qind, sigurisht tek kafshët e laboratorit.

Mban shumë baktere
Fatkeqësisht, për shkak se bakteret mund të “mbahen” mirë tek damarët dhe poret e gjetheve, spinaqi është një nga përbërësit që shkaktojnë më shumë sëmundje që lidhen me ushqimin. Gjethet jeshile si spinaqi, kryesojnë listën e ushqimeve që kanë shkaktuar sëmundje në 2.1 milionë njerëz në një periudhë 10-vjeçare. “University of California” sapo ka prodhuar një pastrues me bazë titani, duke premtuar se ky produkt vret 99 për qind të të gjithë baktereve të rrezikshme dhe të vështira për t’u hequr nga gjethet jeshile.

Mund të neutralizojë eksplozivët
E lexuat saktë! Ky kërkim daton në vitet ’90 dhe nëse keni qenë fëmijë në ato kohë (ose keni pëlqyer Looney Tunes cartoons) keni parë gjelin vrapues dhe kojotën që e ndiqte, gjithashtu dhe që enzimat e spinaqit neutralizonin eksplozivët. “The Pacific Northwest National Laboratory”  zbuluan që enzimat e gjetura në spinaq mund të hahen, treten dhe të transformojnë eksplozivët, madje edhe nitroglicerinën. Enzimat kanë një efekt që degradon eksplozivët, duke i kthyer ato në produkt me toksicitet të ulët që mund të reduktojnë produkte të dëmshme si dioksidi i karbonit dhe ujë. Gjithsesi mos e provoni vetë. Akoma nuk kemi parë ndonjë kërkim që demonstron neutralizimin e TNT nga spinaqi.

postbck postbck

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

3 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

3 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

3 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

3 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

4 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

4 hours ago