<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kamioni legjendë i njohur si ‘Albania’

Në vitet e komunizmit ishte mjaftë e vështirë që të qarkulloje nëpër Shqipëri me mjetet e transportit rrugor, ndërsa të mendoje se me automjet të dilje jashtë vendit, ishte thjesht një ëndërr.

Por një grup i vogël njerëzish e kishin këtë mundësi edhe pse në ato vite, nuk ekzistonin fare automjetet private.

Ata ishin shoferët e ndërmarrjes së transportit ndërkombëtar e njohur si ndryshe në atë kohë si “Parku i Eksportit” me qendër në Durrës, ose ndërmarrja e “Albania Transport”, e cila ishte pjesë e grupit “TIR”.

Kamionët e kësaj ndërmarrje kryenin një volum vërtetë të madh transporti dhe puna me to, u besohej vetëm personave tepër të aftë profesionalisht, por mbi të gjitha me një “biografi” pozitive për regjimin.

Kamionët e tipit “Skoda RT 706”(fillimisht) me rimorkio të mbuluar dhe më pas me rimorkio frigoriferike, ishin tipi që përbënin flotën e parë të automjeteve të kësaj ndërmarrje.

Sipas dokumenteve të kohës, mësohet se Shqipëria ishte shteti i fundit në rajon dhe në Europën Lindore që e kishte nënshkruar marrëveshjen për TIR-in, (Marrëveshja për Transportin Ndërkombëtar) në vitin 1973.

Në marrëveshje fillimisht siglat emërtoheshin me “ANAL-TIR”, por më vonë kamionët e ndërmarrjes u përshtatën dhe emri i saj u bë “Albtrans”, apo siç njihej më thjeshtë kamionët “Albania”.

Kamionët e parë që formuan flotën e “Albtrans-it” ishin të tipit “Skoda RT 706” deri në vitin 1969, por e nga mesi i viteve ’70-të, flota e automjeteve nisi të modernizohej edhe me “Scania”-t suedeze.

Në fillim të viteve ’80-të kishte në përdorim gjithsesi “Skoda” të tipit “Liaz” dhe “Scania” të disa modeleve.

Por transporti nuk kryhej vetëm në drejtimin Shqipëri drejt një vendi të Europës Perëndimore apo Lindore qoftë, por edhe duke kryer e marrë përsipër kontrata që shkonin përtej këtij itinerari.

Kështu të paktën rezulton se “Albtransport-i” në vitin 1986, kishte fituar një kontratë (tender) të leverdisshëm për të transportuar mish nga Gjermania në Austri dhe nga Franca në Irak.

Për ta përmbushur këtë detyrë, Agjencia Shqiptare, mori madje në dispozicion të saj edhe disa tipa kamionësh të përdorur nga Agjencia Hungareze e Transportit Ndërkombëtar, “Hungarocamion” (1628 dhe 1632 NG).

Logoja e kësaj të fundit shihej shpesh në rrugët e Shqipërisë së kohës së monizmit, ndërsa kamionët e saj kalonin tranzit, apo e përdornin si destinacion vendin tonë për t’u furnizuar me prodhimet shqiptare.

Në fotot më poshtë janë disa kamionë shqiptarë “Albania”, ndërsa presin të shkarkohen në magazinat e agjencisë vjeneze “Fruchtunion”, e cila rëndom furnizonte tregun austriak me prodhime vendore bujqësore shqiptare e ballkanase. Foto daton nga qershori i vitit 1969.

Burimi: Shkrim i autorit Armand Plaka/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

2 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

2 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

3 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

3 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

4 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

6 hours ago