Rrezet e diellit ndriçuan fytyrën e statujës së faraonit të lashtë egjiptian Ramses II, një fenomen diellor i cili zgjat për 20 minuta dhe që ndodh dy herë në vit në tempullin Abu Simbel, i vendosur në qytetin egjiptian të Aswanit.
Çdo 22 shkurt dhe 22 nëntor, dielli kalon mbi hyrjen e tempullit, duke lëshuar rrezet e tij mbi fytyrat e statujës së faraonit dhe shokëve të tij.
Fenomeni, i cili ndodh më datën 22, dy herë në vit, përkon me kohën e mbjelljes dhe të korrjes në Egjipt.
Faraoni i tretë i dinastisë së 19-të të Egjiptit, Ramsesi II, sundoi perandorinë egjiptiane në periudhën mes viteve 1279 dhe 1213 para erës sonë.
Ky fenomen diellor, për herë të parë u zbulua në kohërat moderne, më saktësisht në vitin 1874 nga eksploruesja angleze Emilia Edwards, një përvojë të cilën regjistroi në librin e saj të botuar “A Thousand Miles Above the Nile”. aa /voal.ch /InforCulture.info
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…