<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sekretet dhe misteret e Sfinksit të Gizës

Një prej statujave më të mëdha dhe më të vjetra monolite të botës, Sfinksi vazhdon të ruajë Piramidat e Mëdha

Me trupin e një luani dhe kokën e një njeriu, Sfinksi i Madh, në Platenë e Gizës në Egjipt, u skalit nga një masë e vetme guri gëlqeror rreth 5000 vjet më parë. Ndonëse historia e kolosit 73 metra të gjatë është e zhytur në mister, besohet se ai është ndërtuar gjatë mbretërimit të Faraonit Khafre – i cili ndërtoi gjithashtu të dytën e Piramidave të mëdha – dhe mund të ketë fytyrën e sundimtarit. Sfinksi është një pjesë e pandashme e Egjiptit të sotëm, duke tërhequr miliona turistë ndërsa shërben edhe si një lidhje me qytetërimin e lashtë të këtij vendi.

Fytyrëkuq: Ka disa shenja mbi pamjen fillestare të Sfinksit të Madh. Janë gjetur mbetje të pigmentit të kuq, kështu që është e mundur që e gjithë fytyra e tij të ketë patur një ngjyrë të kuqe të errët.

Trupi i varrosur: I gjithë Sfinksi, përveç kokës ka qenë i varrosur në rërë për mijëra vite. Nxjerra e tij nisi prej eksploruesit italian Giovanni Battista Caviglia në vitin 1817, por trupi doli i gjithi në dritë vetëm në shekullin 20.

I rruar: Kur u nxorr Sfinksi, u gjetën edhe fragmente të një mjekrre prej guri të bërë gërshetë. Nuk ka gjasa të ketë qenë pjesë e skalitjes fillestare, por është shtuar rreth një mijë vite më vonë.

Fytyra e Faraonit: Ndonëse një temë e debatuar nxehtë, përgjithësisht pranohet se fytyra e Sfinksit tregon vetë Faraonin Khafre, i cili është i varrosur në një prej piramidave aty pranë.

Kalimi i kohës: Trupi i Sfinksit, që është një gur gëlqeror më i butë, është gërryer më shumë se sa koka, por ai ka qenë mbrojtur për shkak se ka qenë nën rërë.

Mbetjet: Për shkak të pozicionit të Sfinksit të madh në një gropë të madhe larg piramidave, mendohet që ai është skalitur në një gurore gurësh gëlqerorë, që ishte përdorur për ndërtimin e Piramidës së Khafres.

Ëndrra e faraonit: Mes putrave të Sfinksit të Madh ndodhet një pllakë e madhe, Dream Stela, e cili u ngrit nga Tutmosi IV, pasi ai urdhëroi restaurimin e statujës. Ajo flet për një ëndërr që Tutmosi pa kur ishte princ, në të cilën Sfinksi i ofronte atij fronin, dhe në këmbim ky duhej të rindërtonte trupin e Sfinksit.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

1 hour ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

1 hour ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

2 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

2 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

2 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

2 hours ago