<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çka është dhe cilat janë dobitë e testimit serologjik?

Duke filluar nga dita e hënë (20 prill), do të nisë testimi serologjik te stafi mjekësor, siç njoftoi për “Opinion” epidemiologu Pëllumb Pipero. Analiza serologjike siguron një pamje më të qartë të përhapjes së virusit në vend si edhe të shkallës së vdekshmërisë. Megjithatë shumë pyetje ekzistojnë për analizën serologjike, ndaj në vijim do të gjeni një shpjegim më të detajuar.

Çfarë janë testet serologjike?

Testet serologjike për SARS-CoV-2 janë teste gjaku që përqëndrohen te plazma dhe elementet e gjakut për të parë nëse një person ka qenë i infektuar me koronavirus. Këto teste kërkojnë antitrupat që sistemi imunitar i gjeneron për të luftuar infeksionin. Pra, testet serologjike zbulojnë përgjigjen e organizmit ndaj virusit, jo vetë virusin.

Pse është i dobishëm?

Nga kënvështrimi i shëndetit publik, këto teste krijojnë një pamje më të qartë se si është përhapur virusi në popullatë. Disa njerëz janë asimptomatikë dhe e kanë kaluar lehtë dhe të tilla raste kanë rëndësi sepse ndihmojnë për të kuptuar nivelin e vdekshmërisë nga Covid-19, i cili në këto momente mund të jetë më i lartë seç është në të vërtetë, pasi nuk ka të dhëna të sakta të personave të infektuar asimptomatikë.

A tregon ky test nëse një person ka imunitet të fortë?

Në këtë pikë vlen të thuhet se Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh të premten (17 prill) se nuk ka ende prova që testimi serologjik mund të tregojë nëse një person ka imunitet të fortë ose nuk ka më rrezik të infektohet.

A mund të gabojnë analiza serologjike?

Testet serologjike teorikisht duhet të krijojnë një panoramë të qartë të nivelit të infektimit dhe vdekshmërisë. Ka disa lloje në qarkullim, megjithëse nuk është 100% i sigurt rezultati. Disa qeveri janë shprehur se rezultatet nuk janë të sakta. Po kështu, testi serologjik nuk funksionon në rastet kur një person sapo është infektuar me koronavirus, sepse trupi nuk ka produar ende antitrupa.

Të gjithë njerëzit që shërohen nga Covid-19 kanë antitrupa?

Jo. Në fillim të javës, zyrtarët e OBSH-së thanë se “jo të gjithë njerëzit që shërohen nga koronavirusi kanë antitrupa për të luftuar një infeksion të dytë”. Pra, pacientët mund të mos fitojnë imunitet pasi janë shëruar nga Covid-19.

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

1 day ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

1 day ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

1 day ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

1 day ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

1 day ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

1 day ago