<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Bllokimi i veshit nga noti, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli.

Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë. Noti është një nga arsyet kryesore që veshi bëhet një pre e lehtë e infeksioneve. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për faktorët e rrezikut të infeksionit të veshit dhe si t’i shmangni ato.

Noti Ose Lagështia E Tepërt

Noti i shpeshtë dhe i vazhdueshëm apo futja e ujit në vesh mund të zbusë lëkurën e kanalit të veshit. Lagështia prish ekuilibrat e baktereve të shëndetshme që jetojnë në këtë zonë.

Çfarë Duhet të Bëni
Në këto raste duhet të përdorni tapa veshi ose sigurohuni që të thani veshët duke e mbajtur kokën mënjanë deri sa uji të dalë nga veshi. Për një përtharje më të mirë përdorni edhe tharësen e flokut në distancë nga veshi. Mund të përdoni edhe pambuk të lyer me pak vaj ulliri në vend të tapave të veshit kur hyni në ujë për not.

Pastrimi Ose Gërvishtja E Kanalit Të Veshit
Pastrimi i kanalit të veshit heq edhe dyllin mbrojtës të tij. Përdorimi i gishtave, kunjave prej pambuku e të tjerë e dëmton rëndë lëkurën. Sipas të dhënave ekspertët thonë se në kanalin e veshit nuk duhet futur asnjë send, sado i vogël të jetë.

Futja e Sendeve Në Vesh
Përdorimi afatgjatë i kufjeve, aparateve të dëgjimit, tapave e çdo sendi tjetër e dëmton lëkurën e veshit. Nëse përdorni aparat dëgjimi, atëherë duhet ta pastroni çdo mbrëmje. Sipas të dhënave, kufjet nuk duhen mbajtur për shumë gjatë në vesh, sepse jo vetëm që dëmtojnë dëgjimin por edhe kanalin e veshit.

Problemet Me Lëkurën
Psoriaza apo ekzema që shfaqet në lëkurën e kanalit të veshit nxit infeksionin. Reagimet alergjike që mund të shfaqen në vesh ndodhin si pasojë e përdorimit të produkteve si llaku, shampo, vathë apo medikamente. Nëse ju kruhet veshi, atëherë konsultohuni me një mjek për të diagnostikuar problemin. Infeksioni në pjesën e jashtme të veshit mund të evitohet duke folur me mjekun i cili mund t’ju japë solucione me pika ose të ofrojë trajtime për pastrimin e veshit.

postbck postbck

Recent Posts

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

16 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

3 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

3 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

4 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

4 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

4 days ago