<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Komisia Letrare Shqipe, e para që hartoi rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe

Më datë 1 shtator të vitit 1916 në Shkodër, u themelua dhe filloi veprimtarinë e saj, Komisia Letrare Shqipe.

I konsideruar si institucioni i parë në rrafshin albanologjik, Komisia Letrare Shqipe, u krijua me nismën e Akademisë së Shkencave të Vjenës, 8 vjet pas njësimit të alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe më 1908 në Manastir dhe ishte një tjetër hap i rëndësishëm për standardizimin e gjuhës, si dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme për kulturën shqiptare në përgjithësi e të gjuhësisë në veçanti. Qendra e Botimeve për Diasporën shprehet se ky institucion hartoi “Rregulla mbi ortografinë e gjuhës shqipe” që u bë një nga bazat mbi të cilat u vendos gjuha standarde shqipe.

“Komisia kodifikoi për herë të parë drejtshkrimin e gjuhës letrare, terminologjinë shkollore e administrative me bazë elbasanishten dhe çoi më përpara njësimin e gjuhës letrare dhe kodifikimin e drejtshkrimit të saj, duke i afruar më shumë të dy variantet letrare”, bën me dije Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD). Komisia ishte një këshill i formuar nga intelektualët më në zë të kohës mbi çështjen e gjuhës shqipe, dhe mjaft albanologë të huaj. Pjesëmarrës të saj ishin intelektualë të njohur brenda dhe jashtë vendit, personalitete të kulturës kombëtare, ekspertë të të gjitha fushave, njohës të të gjitha gjuhëve klasike dhe moderne të kontinentit evropian, si dhe të zhvillimit arsimor e kulturor të vendeve të përparuara.

Në materialin e publikuar për Komisinë Letrare Shqipe, nga Qendra e Botimeve për Diasporën mes të tjerave thuhet se me një përfaqësi të tillë synohej bashkimi i një elite intelektuale të fuqishme dhe gjetja e zgjidhjes së problemeve më të mprehta dhe të ngutshme të gjuhës, letërsisë, arsimit dhe kulturës kombëtare.

“Ndër ta përmendim Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Sotir Peci, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, At Ambroz Marlaskaj, dr.Gjergj Pekmezi, Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Maksimilian Lamberci, Rajko Nahtigal, Imzot Vinçens Prenushi etj”, shprehet Qendra e Botimeve për Diasporën. Për Komisinë Letrare Shqipe në vendin tonë herë pas here ndër vite janë zhvilluar dhe aktivitete për rëndësinë e themelimit të saj, ku janë bërë bashkë studiues të ndryshëm.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

15 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

15 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

15 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

15 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

16 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

16 hours ago