<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

‘Vetëm unë dhe qielli’ – Historia e shqiptarit, viktimë e sulmit të 11 shtatorit

Roko Camaj, i lindur në Malin e Zi emigroi në SHBA në 1969. Atje filloi punë si pastrues xhamash tek Kullat Binjake në Nju Jork.

Bashkëshortja e tij ishte e tmerruar nga lartësitë, ndaj ai preferoi të mos i tregonte që pastronte xhamat edhe në pjesën e jashtme.

Më 11 shtator, Roko Camaj ishte në kullën jugore kur avioni goditi ndërtesën nga poshtë

Ai sapo ishte kthyer nga disa pushime në vendlindjen e tij në Mal të Zi më datë 10 shtator, dhe me 11 shtator kishte rifilluar punën.

Vëllezërit e tij tregonin pas vdekjes se udhëtimi i pesë vëllezërve Camaj në Mal të Zi atë vit ishte një nga udhëtimet më të bukura që kishin bërë të pestë së bashku.

Në ditën e tragjedisë së 11 shtatorit, ai telefonoi bashkëshorten në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos binte në panik.

Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit. Një shprehje që Roko Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”.

Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u portretizua si engjëlli mbrojtës i pastruesve të dritareve.

Në një imazh nga arkivi i New York Times, Roko Camaj shfaqet me një shkop në dorën e tij të djathtë dhe një sfungjer në të majtën, teksa era i ngatërron flokët.

postbck postbck

Recent Posts

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

23 hours ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

    Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…

1 day ago

Pastrimi i plotë i zorrëve me ujë të njelmët: Të gjitha helmet dalin nga trupi brenda një ore

    Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…

1 day ago