Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur. Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat e panjohura të farave të pjeprit.
Ato janë të mbushura me ushqyes dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues të pijeve të ndryshme. Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave. Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije.
Vlerat Shëndetësore Të Farave Të Pjeprit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.
Burim Vitaminash Dhe Mineralesh
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit. Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.
Shëndeti I Sistemit Tretës
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.
Farat E Pjeprit Për Zemrën
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
Mbipesha
Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.
Farat E Pjeprit Kundër Stresit
Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.
Shëndeti I Veshkave
Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave.
Si T’i Konsumoni Farat E Pjeprit
Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash. Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur./
E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…
Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…
Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…
Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…
Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…
Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…