NIS RESTAURIMI
Vrella e Shoshanit, burimi ujor më i madh në Ballkan me vendndodhje në hyrje të luginës se Valbonës është një mrekulli natyrore dhe turistike. Në rrjedhën e këtij burimi, ndodhet një mulli që quhet Mulliri i Bajram Currit ose siç thuhet nga vendasit, Mulliri i Currit.
Tashmë Mulliri i Bajram Currit, monument kulture i kategorisë së parë, i është nënshtruar ditët e fundit restaurimit, për t’iu rikthyer identitetit.
Sikur bën me dije Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, ky objekt i është nënshtruar restaurimit me projekt të miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe me fondet e buxhetit të shtetit. Kjo ndërtesë gjendet në fshatin Shoshan, në Tropojë, daton në fundin e viteve 1800 dhe është një ndërtim që e gjejmë shpesh në zonën e Tropojës. Kemi të bëjmë me një ndërtim tip kullë guri, dykatëshe, mbuluar me furde pishe.
Mulliri i Bajram Currit ose Mulliri i Currit u ndërtua me financimet e kësaj figure popullore, në ndihmë të Malësisë së Gjakovës, rreth 120 vite më parë. /konica.al /InforCulture.info
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…