Nëse vuani nga diabeti i tipit 2 ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri jeni informuar se duhet të tregoni kujdes me ushqimin.
Ushqimet e rekomanduara për diabetikët janë ato të pasura me kalium, kalcium, fibër, magnez, fibër, vitamina A, C dhe E.
Në listën e këtyre ushqimeve përfshihet edhe semolina.
Semolina është mielli që prodhohet nga bluarja e grurit të fortë dhe bluhet më trashë se mielli i zakonshëm.
Ky lloj mielli ndahet në tre kategori në varësi të intensitetit të bluarjes.
Kur është i bluar hollë, ky miell përdoret për brumëra dhe ëmbëlsira.
Arsyeja kryesore përse ky lloj mielli është i mirë për diabetikët ka të bëjë me faktin që ka një nivel të ulët glicemie.
Për pasojë, semolina mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak duke mos ndikuar në nivelin e glukozës në të.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me praninë e fibrës.
Një sasi prej 56 gramësh semolina të pagatuar ofron 2 gramë fibër ose 7 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi.
Fibra ngadalëson përthithjen e karbohidrateve në gjak dhe pengon luhatjet e skajshme të sheqerit në gjak pas ushqyerjes.
Nga ana tjetër prania e magnezit dhe fibrës në vetvete është shumë e mirë sepse parandalon avancimin e sëmundjes dhe përmirëson reagimin e qelizave ndaj insulinës, hormoni që rregullon sheqerin në gjak.
Semolina rekomandohet të përdoret edhe në të mirë të imunitetit sepse përmban selenium, vitaminat B dhe E, por edhe për përmirësimin e tretjes sepse ushqen bakteret e mira në stomak.
Në përgjithësi, semolina përmirëson funksionin e veshkave dhe të kockave dhe mban ekuilibrat e elektroliteve në trup.
Përpara se të konsumoni semolinën sigurohuni që nuk jeni alergjikë ndaj grurit apo glutenit.
Semolinën mund ta përfshini në gatimin e drithërave, pudingut, bukës, picës, biskotave dhe makaronave.
Nëse vëreni efekte anësore pas konsumit të semolinës, kontaktoni menjëherë me mjekun./
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…
Historia shqiptare nuk është vetëm histori kryengritjesh, heronjsh dhe luftërash për liri. Ajo është edhe…
Mjekët paralajmërojnë se simptomat e para shpesh nuk janë dhimbjet e kokës, por…
Zgjimi gjatë natës është diçka që u ndodh shumë njerëzve, por kur përsëritet…