Buzë lumit Shkumbin janë zbuluar disa objekte antike që i përkasin periudhës ilire dhe romake.
“Rangersat tanë gjatë monitorimit të Zonave të Mbrojtura kanë zbuluar në afërsi të fshatit Sulzotaj, buzë lumit Shkumbin, disa objekte antike, të cilat iu dhanë për ruajtje Muzeut Historik Lushnjë”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Sipas specialistëve të fushës, paretet qeramike i përkasin periudhës qytetare ilire, ndërsa objekti tjetër është një tjegull të periudhës romake, ruajtur në gjendje shumë të mirë. Objektet janë ekspozuar në muze dhe nga tani mund të vizitohen nga të apasionuarit e historisë.
“Gjetjet historike në zonat natyrore, janë ofertë e shtuar e Zonave tona të Mbrojtura. Pranë të njëjtit vend ku u gjetën këto objekte, disa muaj më parë u identifikua nga specialistët një urë romake. Sipas arkeologëve kjo urë lidhte Via Egnatia me Apoloninë”, shprehet Klosi. Atsh /InforCulture.info
Me mbërritjen e ditëve më të ftohta vjen edhe përgatitja e bimëve për…
Tre grupe ushqimesh në veçanti mund të kenë një efekt të keq në…
Uji është thelbësor për funksionimin normal të organizmit, por shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm…
Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…
Rreth një e katërta e të rriturve të moshuar në mbarë botën…
Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…