Antonio Baldacci (Bologna, 1867-1950), autori i artikullit në vijim “Shkodra e Shqipërisë”, ka qenë një botanist italian dhe gjeograf, specialist i studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike.
Që nga viti 1925 Baldacci u interesua kryesisht për Shqipërinë, jo vetëm duke u marrë me studime dhe botime të pavarura por, që nga viti 1928, bashkëpunoi me institucionet lokale në fushën shkencore dhe politike.
Nga viti 1931 deri në vitin 1939 ka qenë konsull i përgjithshëm nderi i Shqipërisë në Bologna; në vitin 1942 mori pjesë në Këshillin administrativ të drejtorëve të Qendrës Studimore të Shqipërisë pranë Akademisë Italiane. Deri në vitin 1943 ka qenë anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë dhe Këshilltar kulturor i Luogotenencës së Përgjithshme në Shqipëri.PROMOTED CONTENT
Who’s The Best Car Manufacturer Of All Time?BrainberriesCan Playing Too Many Video Games Hurt Your Body?Brainberries9 Most Disturbing Movie DystopiasBrainberriesCouples Who Celebrated Their Union In A Unique, Unforgettable WayBrainberries
Ka lënë rreth 250 botime, përfshirë artikujt e botuar në revista dhe në vepra të ndryshme: ndër më kryesoret janë Itinerari albanesi (Itineraret shqiptare), Romë, Shoqëria Gjeografike Italiane, 1917; L’Albania (Shqipëria), Roma, Instituti për Evropën Lindore, 1929; Scritti Adriatici I (Shkrimet Adriatike I), Bologna, Kompozitorët, 1943, bocat e veprës së papublikuar «Leonardo da Vinci e il mondo delle piante» (Leonardo da Vinçi dhe bota e bimëve).
Nga Baldacci kemi trashëguar gjithashtu një arkiv shumë të pasur dhe bibliotekën e tij personale, që ruhet në Bibliotekën publike në Archiginnasio di Bologna, dhe natyrisht koleksionet e bimëve që gjenden në muzetë e Italisë dhe të huaj.
Gazeta “Pjace po sjell pjese nga dy shkrime te ketij autor per Shkodren marrë nga Revista ITALIA!, Scutari d’Albania, A. BALDACCI dhe përkthimi në gjuhën shqipe: Gino LUKA, (Shqiptari i Italisë)
Shkodra, ka qenë padyshim ndër shekuj, një qytet shumë i lashtë ilir, një qendër e populluar dhe e pasur qysh nga parahistoria, jo vetëm për sa i përket rrethinave afër liqenit, por edhe në të gjithë rajonin kryeqytet i të cilit ka qenë.
Pra, Shkodra ka lulëzuar më shumë se Lezha (Lissus) dhe Duklja (Doclea, Shtet mesjetar serb) gjatë një periudhe, mjaft të gjatë, që përfshin qytetërimin e lashtë. Ka qenë qyteti i parë që gjendet afër Drinit dhe qyteti i dytë romak, i njohur në krahun e kundërt të liqenit, nga ku derdhet Morava.
Emri i lashtë u ka mbetur shqiptarëve të sotëm që vazhdojnë ta quajnë Shkodra (Scodra) si paraardhësit e tyre të largët. Shkodra ka mbetur kryeqendra e Gegënisë shqiptare dhe e vilajetit homonim. Duke u nisur nga emri Shkodra, sllavët e quajtën Skadar dhe italianët Scutari. Turqit e vazhdojnë ta quajnë atë me emrin ilir.
Qyteti ngrihet në skajin verior të rajonit detar shqiptar dhe sot gjendet madhështor dy kilometra larg liqenit; nga ku nisen edhe rrugët e rëndësishme që çojnë drejt Danubit, Adriatikut, Jonit dhe Egjeut që njohën tregtitë me vendet më të largëta; me ilirët, fenikasit, grekët, romakët e bizantinët.
Shkodra, qyteti i parë i Lindjes që ndeshet duke shkuar nga Italia, ka ruajtur krejt një fizionomi bizantine-turke në veçorinë e saj përgjithësisht gege. Fillimisht duket si shumë e çuditshme, me kopshte të shumtë dhe të mëdhenj të rrethuar me mure të larta, me rrugë pa njerëz dhe me ndërtesat e shpërndara në mënyrë jo uniforme. Mund të thuhet se i huaji nuk e ka gjetur ende qytetin, kur ka kohë që ka hyrë brenda perimetrit të qytetit. Kur hyjmë në Shkodër gjatë ditës kemi një përshtypje krejtësisht të ndryshme në krahasim me atë kur hyjmë natën.
Për të parë Shkodrën duhet të ngjitemi në Tarabosh ose në Kodrën e Rozafës, e cila çon në kështjellën e lashtë që ka njohur ata që ishin sundimtarët e qytetit dhe, bashkë me qytetin, edhe të rajonit.
Nga Rozafa shpaloset një pamje e mrekullueshme e qytetit të paanë dhe të populluar, lagjet periferike si Bahçalleku, Tabake, pazari dhe, matanë urës, lagja e magjypëve. Kupolat e xhamive të Shkodrës me njëzet minaret e tyre, ndërtesa ushtarake, shtëpi dhe shtëpiza që përbëjnë qytetin e pafund, gjelbërimi i pasur i fushës kënetore, amfiteatri i maleve që mbivendosen dhe Alpet e mrekullueshme e të frikshme shqiptare, që prej brigjeve të Kirit e të Drinit, shtrihen në anën tjetër në çdo drejtim kah Mali i Zi. Liqeni i paanë vezullues nën rrezet e diellit dhe ujërat e argjendta të lumenjve, ofrojnë një pamje madhështore që me të vërtetë meriton të admirohet.
Mendimi se Shkodra e lashtë ishte e ndërtuar në Kodrën e Rozafës është vërtetuar nga njëqind shembuj të tjerë të vendeve të rëndësishme në historinë e rajonit, ai që më vonë ishte Labeatium dhe që Roma filloi të nënshtrojë, pas disfatës së Gentit, 168 vjet para Krishtit.
Para kësaj kohe, Shkodra ka qenë një qytet grek, i fortë dhe i pasur, që ruante pavarësinë e saj ekonomike dhe politike; edhe pse Iliria duket se brenda historisë së qytetërimit nuk kishte hyrë veçse si emër. Shkrimtarët e kohës e konsideronin Ilirinë një vend të egër dhe ilirët, të cilët konsideroheshin nga antikët si një racë krejt e ndryshme nga të tjerat në gadishull, gëzonin reputacionin e barbarëve; ata, gjithashtu, sipas zakonit të Trakëve, pikturonin trupat e tyre dhe bënin fli (thernin njerëz për nder të hyjnive).
Kështjella pati një rëndësi të konsiderueshme edhe nën mbretërinë serbe. Një legjendë serbe gjithashtu ia atribuon rindërtimin e saj Mbretit Vukashin dhe dy vëllezërve të tij. Sigurisht, kalaja ishte dëmtuar gjatë periudhës së rënies së Perandorisë Romake.
Edhe sot, pas mureve të larta të kopshteve, mund të kuptohet mirëqenia e popullsisë, megjithëse e zvogëluar. Në të kaluarën Shkodra ka qenë gjithashtu e pasur dhe e begatë dhe sidomos trafiqet me Venedikun e kishin ngritur atë në një nivel të lartë ekonomik. Nga kjo madhështi e kaluar, kemi sot një provë të dukshme në pazar, për të cilin specialistët na sigurojnë se është shumë interesant.
Pazari i Shkodrës gjendet rreth tre kilometra larg qytetit në drejtim të vardarit të Bunës dhe Liqenit, në këmbët e kodrës, ku gjendet kështjella: ka një rrugë kryesore dhe disa anësore me një labirint rrugësh të ngushta Në pazar, zhvillohet jeta tregtare e qytetit dhe e zonës malore të Shkodrës, të cilën shqiptarët e quajnë Malësi. Vëzhguesi ka material të pashtershëm për studimet e tij sepse Shkodra bën pjesë me të vërtetë me Lindjen për sa u përket kostumeve shumë të larmishme të fiseve të saj, dhe tregtari e gjen të gjithë jetën tregtare të Lindjes të përqendruar në këtë pazar.Ketu gjenden
disa prej këtyre produkteve të veçanta e interesante, si punimet e arit dhe të argjendit, ato janë shumë antike dhe meritojnë një konsideratë artistike të lartë.
Natën, pazari lihet në dorë të ushtarëve që e kanë vendrojën e tyre te porti, afër doganës dhe urës. Të zotët e vërtetë të pazarit janë shqiptarët, mysliman dhe të krishterë; ato pak tregtarë të huaj, italianë, austriakë, malazezë dhe grekë i kanë dyqanet e tyre në qytet. Në përgjithësi, shkodranët janë pasardhës të familjeve që kanë ardhur në kohët e shkuara nga çdo pjesë e malësisë gege ose të Zadrimës në kërkim të fatit ose për t’i shpëtuar hakmarrjes ose janë rezultat i emigrimit mysliman nga Mali i Zi, veçanërisht nga provincat që turqit u detyruan të braktisnin e jo pak prej tyre e kanë prejardhjen nga familjet e zyrtarëve dhe të ushtarakëve osmanë.
Një numër i vogël i familjeve janë hebrenj, ka edhe pak arabë; numrat që bien në sy më shumë janë italianët, austriakët dhe grekët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se mund të ketë ndodhur një rast…
Një shpërthim i dyshuar i virusit të rrallë hantavirus ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi…
Pse serbet i dogjën xhamitë e Kosovës gjatë luftës se 1999 -tes ? Fahri Xharra…
Nga: Sami Arifi Sipas historianës së njohur angleze, Miranda Vickers, varion numri 200.000-300.000 shqiptarë që u…
Nutricionistët sqaruan për Verywell Health se cilat lëndë ushqyese i duhen trupit të njeriut ndërsa…
Astrolabi është një instrument astronomik i lashtë që përdorej për të matur kohën, për të…