Përdorimi i energjisë diellore për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar dhe për ngrohjen e banesës. Për një familje mesatare është e mjaftueshme sipërfaqja efektive e kolektorëve prej 3,6 [m2] dhe rezervuari prej 200 litër. Ngrohja diellore është zgjidhje ideale për kursimin e energjisë.
Në periudhën e verës sistemi konvencional i ngrohjes së ujit mundet të shkycet plotësisht. Shkalla e shfrytëzimit të energjisë diellore në kolektor arrin edhe deri në 80%, por shkalla e shfrytëzimit në nivel të sistemit, posaqërisht në nivel vjetor, mund të jetë më e vogël.
Sot gjithsesi rekomandohet të përdoren zgjidhje të teknologjisë bashkohore për ngrohjen e ujit të ngrohtë sanitar dhe për ngrohjen e banesës. Nevojitet shumë energji për mirëmbajtje shtëpiake – për ndriçim, ngrohje dhe ftohje, aparate shtëpiake dhe për ujin e ngrohtë sanitar. Mirëmbajtja e një hapësire komfore jetësore mund të jetë e shtrenjtë pavarësisht nga ekonomia që keni. Andaj, është me rëndësi që të blihen aparatet dhe pajisjet me efiçiencë të energjisë dhe të mirëmbahen sa më mirë.
Ndërtimi me efiçiencë i energjisë
Përmirësoni izolimin e mureve, bodrumit dhe zatisë. Izolimi i mureve të jashtme dhe të bodrumit, si dhe të catisë, në shtëpinë e paizoluar mund të reduktoj faturën për ngrohje deri në 6-fish. Përdorni mbrojtjen dhe mbylljen në mënyrë që të parandaloni depërtimin e ajrit. Kërkoni ekspertin që të ju ndihmoj të reduktoni nevojat e amvisërsisë suaj për ngrohje në atë mënyrë që do të pengoni depërtimin e rrymës së ajrit përmes dritareve, dyerve, bodrumit dhe tavaneve.Bleni dritare dhe dyer me xhama me transmetim të ulët të nxehtësisë (low-e). Këto produkte me efiçiencë energjetike reduktojnë shpenzimet energjetike dhe ndihmojnë që lagështia të mos kondenzohet në sipërfaqe të xhamit. Zëvendësoni derën e jashtme e cila është në gjendje shumë të keqe me një derë të izoluar ose me derë të dyfishtë.
Ngrohja e hapësirës
Instaloni një kaldajë moderne me efiçiencë të energjisë. Me kaldajë të re kondenzuese ose kaldajë që punon me temperatura të ulëta mund të kursehen deri në 25% të shpenzimeve për ngrohje të amvisërisë, të reduktoni emitimin e gazërave serrë, dhe varësisht nga dallimi ndërmjet efiçiencsës së kaldajës së vjetër dhe asaj të re, mund të kurseni aq sa të shpaguani investimin fillestar për rreth shtatë vjet.
Uleni temperaturën në termostat
Për çdo shkallë të celsiuzit që e ulni temperaturën në termostat, kurseni 3-5% të energjisë. Ulja e temperaturës për 3 deri 5°C gjatë natës dhe kur nuk jeni në shtëpinë tuaj, është mënyra më optimale e të kursyerit. Shtëpinë tuaj në temperaturë më të lartë se 20oC – 21oC nuk ka nevojë ta ngrohni. Duke vendosur valvulat me termostat në radioatorë dhe të rregulluesit në kaldajë, në vit mund të kurseni edhe deri në 25% energji për ngrohje.
Në muajt e dimrit, gjatë ditës ngritni roletat
Kjo mundëson energjinë pasive të diellit të depërtojë në shtëpinë tuaj me çka mund të kurseni edhe deri në 5% të shpenzimeve të ngrohjes. Në mbrëmje lëshoni roletat. Nëse energjia eletrike është burim i vetëm i energjisë për ngrohjen e hapësirës, instaloni pompën termike e cila është pajisje klimatizuese që ngrohë dhe ftohë hapsirat. Pompa termike shpenzon 2-4 herë më pak energji elektrike në raport me radiatorët elektrikë ose stufat elektrike.
Ftohja e hapësirave
Verës i lëshoni roletat dhe perdet e trasha dhe i mbyllni dritaret gjatë ditës në mënyrë që të ndaloni hyrjen e nxehtësisë. Natën bëni rrymimin e ajrit që të ajrosni dhe të ftohni shtëpinë ose banesën. Përdorni ventilator si mënyrë primare për të luftuar vapën e verës. Ventilatori në tavan ose ai statik me këmbëza prej 60 [W] shpenzon në mes 0.6 dhe 1.3 euro në muaj derisa pajisja klimatizuese shpenzon 6 dhe 30 euro në muaj në periudhën e njëjtë. Pajisja e klimatizuese të cilën verës e përdorim për ftohjen e hapësirës duhet të ketë faktor më të madhë të ftohjes, i cili kryesisht sillet në kufinjët prej 2,5 deri 4.
Pajisjet më efiçiente në treg janë pajisjet e klimës me invertor, ndërsa arrijnë kursimin prej 20 deri 40% në raport me pajisjet standarde. Rregulloni temperaturën në pajisjen klimatizuese në 27°C dhe e ngritni para se të dilni ose e vendosni në termostatin e programuar. Për çdo shkallë që është nën 27 °C, shpenzoni në mes 3 e 5% më shumë energji. Nëse e aplikoni këtë propozim, do të fitoni më shumë komfor me shpenzime më të vogla.
Pastroni filtrat e pajisjes klimatizuese çdo muaj. Filteri i ndotur i ajrit redukton qarkullimin e ajrit gjë që mund të shkaktoj punën e parregullt të pajisjes. Filtrat e pastër dhe qarkullues i mundësojnë pajisjes që shpejtë të ftohë dhe të shfrytëzoj më pak energji. Nëse keni pajisje qendrore klimatizuese, pastroni rregullisht filtrin ose e ndërroni në fillim të sezonës së ftohjes. Çkyçni burimet e nxehtësisë, siç janë trupat ndriçues, aparatet e amvisërisë dhe pajisjet elektrike, kur nuk janë të nevojshme/në përdorim. Nëse është e mundur, zieni, pastroni, thani dhe hekurosni herët në mëngjes ose në mbrëmje pas darkës.
Aparatet kryesore të amvisërisëAparatet e amvisërisë sikurse larësja e rrobave, frigoriferi, enëlarësja dhe furra kontribojnë me rreth 7,5% në emitimin total të gazërave serrë në vit. Në dy dhjetëvjeçarët e fundit prodhuesit e aparateve shtëpiake dukshëm kanë përmirësuar efiçiencën e energjisë së produkteve të veta. Modelet e reja shpenzojnë shumë më pak energji, që rezulton me sasi më të vogël të gazrave serrë. Gjithashtu janë më të lirë për përdorim dhe mirëmbajtje.Vëmendje: Shenja e efiçiencës së energjisë në pajisje tregon se sa do të shpenzohet energji elektrike mesatarisht në vit, në krahasim me modelet e ngjajshme. Kategoria A++ identifikon pajisjet që kanë efiçiencë më të lartë të energjisë. Aparatet shtëpiake të kategorisë energjetike „A“ shpenzojnë deri 45% më pak energji në krahasim me të njëjtat pajisje të kategorisë energjetike “D”.
Mirëmbani frigoriferin
Pastrimi i rregullt i sipërfaqeve të gypave nga akulli. Shtresat e akullit në frigoriferin tuaj kontribojnë në shpenzimin më të madh të energjisë dhe mirëmbajtjen më të dobët të ushqimit. Me rastin e pastrimit kontrolloni gjendjen e tyre si dhe gjendjen e komponentës në pjesën e pasme. Mirëmbajeni pastër gomën e derës dhe kontrollojeni që të puthitet mirë. Testi i thjeshtë i puthitjes është që të vendosni një fletë të letrës në mes gomës në derë dhe shtëpizës së frigoriferit.
Nëse letra tërhiqet lehtë, atëherë ndërrojeni gomën në derë. Kur të blini frigorifer dhe aparatet të tjera shtëpiake, kërkoni ato me shenjën me efiçiencë më të lartë të energjisë. Për shembull, modeli i frigoriferëve nga viti 2002 shpenzon 50% më pak energji se sa modeli i prodhuar 10 vite më parë dhe mund të reduktoj emitimin e gazërave serrë për 0,2 ton për çdo vit. Çkyçni frigoriferin rezervë ose ngrirësin. Përveç nëse këto pajisje ju nevojiten patjetër, mos shpenzoni kot energji dhe të holla. Kjo këshillë është më se e rëndësishme nëse aparatet janë të vjetra dhe me efiçiencë më të vogël të energjisë. Gazrat (materiet punuese: CFC, HCFC dhe HFC) të cilat gjinden në frigorifer, ngriës dhe pajisje të klimës janë gazëra serrë. Servisimin e këtyre pajisjeve duhet bërë vetëm serviserët të cilët do të mbledhin gazrat dhe do të parandalojnë lirimin e tyre në mjedis.
Përdorni programet kursyese tek enëlarësja
Përdorni programet kursyese për enë të cilat nuk kërkojnë temperatura shumë të larta (rreth 50 shkallë celzius). Kjo është lehtë për t’u bërë, por edhe do të reduktoni faturën e ujit. Pastroni enët mirë para se t’i vendosni në enëlarëse, ndërsa enëlarësen e përdorni vetëm kur është e mbushur plot. Në përgjithësi, enëlarëset rekomandohen sepse, përveq që janë higjienike, i ruajnë duart, të hollat dhe deterxhentin. Te larja me duar shpenzohet 10 herë më shumë ujë dhe dy herë më shume energji se sa tek pastrimi me makinë.
Rritni efiçiencën e frigoriferëve dhe ngrirësve
Mbani sa më larg burimit të nxehtësisë (ngrohja direkte e diellit ose radiatorit) dhe pajisjeve (furra, stufa, enëlarësja) të cilat do të vështirësonin punën e tyre. Njëkohësisht, kontrolloni rregullimin e temperaturës. Mbani temperaturën e frigoriferit në mes 2°C dhe 4°C ndërsa ngrirësit në –18 °C, në mënyrë që të arrini siguri dhe efikasitet më të madh.
Shpërlani rrobat në ujë të ftohtë, ndërsa i pastroni në atë të ngrohtëRroba e shpërlarë me ujë të ftohtë mbetet njëjtë e pastër sikur ajo e cila është shpërlarë me ujë të ngrohtë. Për larjen në ujë të ngrohtë por jo në ujë të nxehtë, përdoret 50% më pak energji, ndërsa rroba do të jetë njëjtë e shpërlarë, dhe varësisht nga lloji i materialit, do të jetë më pak e rrudhosur. Shmanguni nga tharja e tepërt e rrobavePër tharjen e rrobave nevojitet në mes 40 dhe 60 minuta. Edhe më mirë, rrobat i varni dhe i thani jashtë çdo herë që lejojnë kushtet atmosferike.
Nëse bleni tharësen e re, kërkoni atë me senzor për lagështi. Një tharëse sikurse ajo do të çkyçet në mënyrë automatike kur rrobat do të thahen.
Instaloni detektorët e jashtëm
Nuk ka nevojë të mbani në mend që dritat e jashtme t’i ndezni në mbrëmje, dhe t’i fikni gjatë ditës. Me instalimin e rregullatorëve të cilët mund të programohen, do të mund të reduktoni përdorimin e energjisë për ndriçimin e hapësirës së jashtme për 50%. Gjithashtu mund të përdorni detektorët e lëvizjes të cilët në mënyrë automatike ndizen sapo që dikush do të afrohet, ndërsa do të fiket pas disa minutave.
Përdorni llampat efiçiente
Në vitin 2011 në amvisëritë e Kosovës është shpenzuar 55% të shpenzimit total të energjisë elektrike. Me zëvendësimin e vetëm një llampe në shtëpinë tuaj me një llampë efiçiente kualitative mund të kurseni rreth 8 euro në vit dhe të reduktoni emitimin e gazrave serrë.
Përdorni burime të ripërtëritshme të energjisë
Vendosni kolektorë diellorë për ngrohjen e ujit dhe të hapësirës, po që se është e mundur. Në vit ju mund të reduktoni shpenzimet e lëndët djegëse deri në 50%. Përdorni biomasën (drurin) për ngrohje në kaldajat moderne me efiçiencë të energjisë me pelet, ashkla ose dru zjarri.
Kompjuterët dhe pajisjet e zyrës
Çdo herë e më shumë ka persona që e kanë zyrën në shtëpi të tyre. Këto stacione pune janë të pajisura me kompjuter, shtypës, fax aparat, skener dhe me audio sisteme. Shumicën nga këshillat e më poshtme mund t’i përdorni edhe në punë.
Kontrolloni sistemin e kompjuterit tuaj se a është i vendosur në opcionin për kursim të energjisë
Kompjuterët shpesh porositen në gjendjen në të cilën ky opcion është i pamundësuar. Nëse bleni pajisjen kualitative me efiçiencë të energjisë opcioni i kursimit të energjisë në mënyrë automatike do të aktivizohet.
Kontrolloni se a bleni pajisje me efiçiencë të energjisë
Kjo do të reduktoj shpenzimet e energjisë dhe të emitimit të gazrave serrë.
Përdorni letër sa më pak që është e mundur
Përdorimi i shtypësit, fotokopjes dhe faxit shpenzojnë energji. Më shpesh përdorni e-mail – është më i shpejtë, më i lirë dhe më i shëndetshëm për mjedisin. Gjithashtu, përdorni letrën e recikluar kurdo që kjo të është e mundur.
Fikni dritat dhe pajisjet deri sa hapësira e punës të mos përdoret
Nëse nuk është e nevojshme, dritat kursen energjinë dhe sytë më lehtë e përballojnë. Kompjuteri i cili është i ndezur 24 orë në ditë shpenzon mes 65 dhe 100 euro në vit. Me një kompjuter kualitativ me efiçiencë të energjisë i cili fiket në standby, mund të kurseni rreth 13 euro në vit.
Nëse bleni shtypësin laserik, i kushtoni vëmendje cilësisë dhe efiçiencës së energjisë
Njësitë të cilat në mënyrë automatike fiken në standby kur nuk janë në përdorim, reduktojnë shpenzimin e energjisë për më shumë se 65%.
Bleni monitorin i cili për nga madhësia i përgjigjet nevojave tuaja
Zakonisht, sa më i madh që është monitori aq më shumë energji shpenzon.
Kopshti dhe oborri
Grumbulloni ujin e shiut për kopsht. Uji të cilin e përdorni për ujitjen e kopshtit nuk ka nevojë që të mirret nga sistemi. Kanisterët ose rezervoarët për shi do të grumbullojnë dhe do të ruajnë ujin e shiut për ujitje. Mbuloni rezervoarët me kapak i cili puthitet mirë në mënyrë që të mbroni ujin nga insektet të cilat bartin sëmundje.
Praktikoni “reciklimin e barit”Lëreni barin e kositur në lëndinë në të cilën së shpejti do të dekompozohet dhe me substanca të nevojshme ushqyese do të ushqej tokën. Në këtë mënyrë mund të kurseni rreth 0.1 ton gazëra serrë në vit.
Ujitni, kopshtin ose livadhin herët në mëngjes pasi që vesa të thahet, në mënyrë që t’i ikni humbjeve me rastin e avullimit. Më shumë se gjysma e ujit për ujitje mund të humbet për shkak të avullimit ose të ujitjes së tepruar.
Shmangeni përdorimin e pesticideve dhe plehërave kimike në kopshte dhe livadhePlehërat kimike janë burim i oksideve të azotit që është gaz serrë. Provoni të përdorni produkte organike – janë më të mirë për mjedis dhe më të shëndetshëm për kopshtin tuaj por edhe për familjen.
Kufizoni nevojën e përdorimit të kosës me benzin dhe pajisjeve të ngjajshme që lëvizin me benzin për heqjen e gjetheve dhe borës. Me përdorimin e kosës së dorës në vend të asaj me benzin, do të reduktoni emitimin e gazërave serrë. Përdorimi i kositëses mesatare me benzin prodhon 48 kg gazëra serrë në sezonë dhe e ndotë ajrin aq sa edhe një automobil i cili kalon rreth 550 km.
Mbillni drunjë
Një varg i drunjëve me gjelbrim të përjetshëm i vendosur mirë në pjesën veriore të shtëpisë mund ta mbrojë atë nga erërat e ftohta të dimrit dhe të reduktoj nevojat e amvisërisë për ngrohje. Poashtu, drunjtë që bëjnë hije në anën jugore mund të mbajnë shtëpinë e freskët dhe të zvogëlojnë nevojën për ftohje. Përveç kësaj, drunjët absorbojnë dhe e mbajnë dioksidin e karbonit.
Uji në shtëpi
Instaloni tushin me rrjedhje të ulët me ventil për mbyllje. Kjo procedurë e shkurtër do të ju merr kohë vetëm disa minuta, dhe mund të sjellë deri te kursimet e mëdha në shpenzimin dhe ngrohjen e ujit. Tushi me presion të ulët shfrytëzon rreth 60% më pak ujë se sa varijantet standarde.
Kërkoni njësitë me efikasitet të lartë për ngrohjen e ujit
Disa modele të reja e ngrohin ujin vetëm kur ju nevojitet, kjo është më mirë se sa të mbajnë ujin e ngrohtë në rezervoar. Bëni shpejtë tush në vend se të pastroheni në vaskë. Pastrimi pesëminutësh me tush shpenzon 50% më pak ujë sesa larja normale. Mos e lini ujin të rrjedhë deri sa e rruani mjekrrën, pastroni dhëmbët ose enët. Pjesërisht e mbushni lavamanin me ujë dhe parandaloni që rreth 80% të ujit të pijshëm të rrjedhë në kanalizim – së bashku me paratë e juaja.Izoloni gypat e ujit në mënyrë që të shmangni humbjet e ngrohjes. Izoloni dy metrat e parë të gypave për ujë të ftohtë dhe të ngrohtë. Një sasi e dukshme përçohet përmes gypave dhe mund të humbet, posaqërisht përmes hapësirave jo të nxehta siç është bodrumi. Për shkaqe sigurie mos e leni izolimin më afër se 15 centimetra nga valvula lëshuese në maje të bojlerit standard me gaz natyral/propan ose karburant për ngrohje. Nëse keni bojler elektrik, izoloni rezervoarin për shkak të kursimeve shtesë të energjisë. Nëse keni vikend-shtëpizë, fikeni bojlerin para se të dilni. Shpenzon pa nevojë energji për mbajtjen e ujit të ngrohët. Nuk nevojitet shumë gjatë që uji të ngrohet pasi që të ktheheni. Energjija e cila shpenzohet në prodhim dhe paketim, hudhja e ambalazhit dhe metanit i cili krijohet në pikat grumbulluese të mbeturinave kontribojnë në emitimin e gazrave serrë – rreth gjysëm ton në vit për person.
Reciklimikursen energjinë dhe ruan resurset tona natyrore. Për prodhimin i cili në vend të materialeve të reja përdorë ato të recikluara, shfrytëzohet më pak energji. Kur përdorim më pak energji, përdorim më pak lëndë djegëse fosile dhe me këtë emitojmë më pak gazra serrë në atmosferë.
Kompostimi i mbeturinaveBiombeturina është mbeturinë nga mbetjet e ushqimit, mbeturinat e gjelbërta dhe të kopshtit që përbën rreth një të tretat e mbeturinave shtëpiake. Biombeturina është një lëndë e vlefshme për prodhimin e biokompostit kualitativ. Më së miri është që biombeturina biologjikisht të përpunohet në vendin ku është krijuar. Ky proces quhet kompostim, dhe nënkupton dekompozimin aerob të biombeturinave me rastin e të cilit krojohen dioksidi i karbonit, uji, nxehtësia dhe komposti, si dhe produkti final (për vetëm disa muaj). Komposti i ushqen bimët, siguron ajrosjen e dheut, e mban ujin dhe krijon kushte për rritjen e bimëve me rrënjë, andaj, kompostimi duhet të aplikohet kurdo që është e mundur. Kur nuk bëjmë kompostimin, mbeturinat organike nga amvisëria jonë dhe nga kopshti ynë do të asgjësohen në pikat grumbulluese dhe do të lirohet metani, një nga gazrat serrë më kryesorë.
Mund të bëjmë edhe kompostim shtëpiak në kopshtin personal. Të gjithë mund të kontribojmë në reduktimin e ndikimit negativ në mjedis ashtu që të jemi konsumatorë selektiv duke deponuar biombeturinat për kompostim kurdo që të mundemi.
Kompostoni mbeturinat organike të kuzhinësMund të kompostoni fruta, perime, qese të çajit, mbetjet e kafes, si dhe gjethet dhe mbeturinat nga kopshti. Komposti është pleh i vlefshëm dhe redukton sasinë e mbeturinave në deponinë e mbeturinave. Me kompostim familja treanëtarshe mund të reduktoj emitimin e gazërave serrë për më shumë se një të tetën pjesë të një toni CO2 në vit.
Ricikloni të gjitha materialet të cilat mund të riciklohenZbuloni se cilat materiale mund të riciklohen dhe i parashtroni sfidë amvisërisë suaj në mënyrë që të siguroheni që këto materiale nuk do të hudhen në mbeturina. Ambalazhin e pijeve dhe lëngjeve e ktheni në treg për përdorimin e mëtutjeshëm. Me procedurën e riciklimit të shishes së vjetër fitohet material për prodhimin e shishes së re ose të një produkti tjetër të përshtatshëm. Mbeturinat e ambalazheve mund të përdoren si burim energjitik. Ndaras grumbulloni edhe letrat e vjetra sepse çdo kilogram shtesë i letrës që riciklohet do të thotë katër kilogram më pak të gazrave serrë. Gomat e mbetura mos i hudhni në mjedis. Ia dorëzoni mbledhësit të autorizuar pasi që me riciklimin e tyre mund të fitohet produkti i ri (shtresa bazë për terene sportive dhe shtresa mbrojtëse të dyshemeve, shtresa për izolimin e kulmeve, barriera të zërit në ndërtimtari, shenja të ndryshme në komunikacionin rrugor etj). Gomate vjetruara përdoren edhe si burim energjetik.
Veturat e vjetruara nuk e kanë vendin në natyrë por duhet t’u dërgohen mbledhësve të autorizuar për përdorim të mëtutjeshëm. Mbeturinat e ushqimit dhe të yndyrërave ia dorëzoni mbledhësit të autorizuar sepse mund të përdoren si materie bazë për prodhimin e biodizelit si dhe për qëllime të tjera energjetike. Bateritë dhe akumulatorët mos i hudhni në mjedis sepse përmbajnë materie shumë të rrezikshme, por ndaras i grumbulloni dhe i vendosni në kontejnerët e veçantë për to.
Kushtoni vëmendje paketimit dhe produkteve që ju i bleni
Vlerësoni blerjen tuaj në atë mënyrë që të kontrolloni se në cilën masë ambalazhi kontribon në mbeturinat shtëpiake. Bleni produktet të cilat kanë qëndrueshmëri më të gjatë ose produktet që mund të përdoren disa herë. Kërkoni produkte për të cilat nevojitet paketim më i vogël.
Qëllimi prej një ton për disa individë
Kur e vendosni qëllimin për amvisërinë ose familjen tuaj, përmbajuni asaj që konsideroni si të arsyeshme ose të mundshme. Kjo do të varet nga shprehitë e juaja lidhur me vozitjen, nevojën për energji në amvisëri dhe madhësinë e amvisërisë. Familja katër anëtarëshe, për shembull, mund të ndërmarrë aktivitete për reduktimin e emitimit të gazrave serrë për katër ton (një ton CO2 për çdo person). Megjithatë, një në çift me tre fëmijë reduktimi i emitimit prej 5 ton vështirë se do të mund të realizohej. Vendosni qëllimin i cili ka kuptim për amvisërinë tuaj dhe gjeni mënyra se si mundet secili anëtar i familjes të kontribojë.
Nuk ka qasje unikeVendi ku jetojmë mund të jetë faktor me rëndësi në zgjedhjes e mënyrës se si do të ndikojmë në reduktimin e gazrave serrë. Në Kosovë rreth 85% e energjisë elektrike prodhohet në termocentrale, kurse pjesa e mbetur prodhohet në hidrocentrale (diç më pak se 2 %) dhe një pjesë importohet (rreth 13 %)*. Por, pavarësisht se ku jetoni, dhe në cilat burime energjetike keni qasje, reduktimi i energjisë elektrike dhe energjisë së fituar nga lëndët djegëse fosile ka kuptim. Por, a do të vendosni kolektorët diellorë dhe për çfarë qëllime varet shumë nga kushtet klimatike dhe regjioni ku jetoni. Në Kosovë kolektorët diellorë mund të shërbejnë për ngrohjen e ujit dhe pjesërisht për ngrohjen e hapësirës.
Është fakt se bërja e një filxhani çaji duket dhe është një proces i…
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen…
Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej…
Një neurolog ka zbuluar ilaçet e zakonshme që mund të shkaktojnë dridhje të duarve.…
Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë…
Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve Nisja e…