<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkëputja e Britanisë nga Evropa daton 450 mijë vite më parë

Shkencëtarë nga Akademia Mbretërore e Londrës kanë theksuar se mes Britanisë dhe kontinentit të Evropës kishte një lidhje tokësore në fillim të Epokës së Akullit, ndërsa afro 450 mijë vite më parë, kjo lidhje është zhdukur

Shkencëtarët kanë pohuar se Britania, e cila aktualisht ndodhet në procesin e ndarjes nga Bashkimi Evropian (BE), edhe në të kaluarën është shkëputur nga kontinenti si pasojë e “Brexitit gjeologjik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarë nga Akademia Mbretërore e Londrës kanë theksuar se mes Britanisë dhe kontinentit të Evropës kishte një lidhje tokësore në fillim të Epokës së Akullit, ndërsa afro 450 mijë vite më parë, kjo lidhje është zhdukur si pasojë e disa zhvillimeve gjeologjike.

Shkencëtarët kanë pohuar se në pjesën më të ngushtë të kanalit La Mansh ka pasur një linjë të ngushtë tokësore që lidhte Doverin në jug të Anglisë me Calaisin në veri të Francës, lidhje kjo e cila, sipas tyre, është mbuluar para afro 450 mijë vitesh me derdhjen e ujërave të një liqeni glacial gjigant në veri, ndërsa e njëjta ka ngelur plotësisht nën ujë para afro 150 mijë vitesh si pasojë e lëkundjeve të tokës që kanë pasuar apo nga efekti i akullnajave.

Shkencëtarët po ashtu kanë tërhequr vëmendjen se gjatë ndërtimit të tunelit në kanalin që lidhin Anglinë me Francën janë gjetur vrima misterioze nëntokësore në fund të grykës së Doverit, duke supozuar se kjo zhdukje është shkaktuar me gërryerje nga ujëvarat e krijuara nga ujërat që kanë rrjedhur nga liqeni.

Prof. Dr. Sanjev Gupta, i cili ka udhëhequr studimin, ka thënë se “Kjo ishte një nga ngjarjet përcaktuese për Evropën veriperëndimore. Po të mos ndodhte, Britania do të ishte pjesë e kontinentit të Evropës.”

Sipas Gupta, në mënyrë që teza të mbështetet me të dhëna konkrete, në grykën e Doverit, që paraqet një nga linjat më të dendura të anijeve të ngarkesave, duhen zhvilluar punime më të avancuara gjeologjike.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”. /voal.ch /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

16 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

16 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

17 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

17 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

17 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

3 days ago