<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ahi! Turp e marre! Burra, le e rritun…

Çohi të dekun!
SURGITE, MORTU!
1913
, Gjergj Fishta

Shqyptarë, a e ndiet? Evropa, mrrutë e ndyt’;
Shkërdhye me Evrej t’Parisit e të Londonit,
(Së cilës dreqi ia plasi të dy syt’
E marren ma s’e sheh, njitash n’ e s’vonit)
E bani gjyq, qi t’nipat e Kastrjotit
Shkejvet t’Ballkanit urë t’u rrijn mbas sodit.

Po; për shqyptarë pleqnue e ka Evropa
Qi shi njatyne urë t’u rrijn për dhe,
Të cillat kishat rrenua ua kanë me topa
E n’djep foshnjet e njoma ua kan’ re:
Qi t’ndertat vasha ua kanë korritë përdhuni
E rrugash bam jakash me dekun uni.

E mbas sodit shqyptarët n’gjuhë t’huej do t’flasin;
E gjaksvet t’vet t’bajn kta t’u ngjatët jeta?
Hajnat lapera zotni do t’thrrasin,
E t’pa rodit do t’i apin pagë e t’dheta;
Me armë shqyptare, n’za gjithmonë e n’namë,
Sogje shqyptari shkjaut do t’rrijë sod m’kamë.

Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ketë jetë?
A ka si i bahet kuj ma tepër shun’?…
Ehu! Shka do t’bajn, thue, tash shqyptarët e shkretë
Ata, qi m’vedi pas e kanë kanun’:
Ata, qi n’dej kanë gjak të Skanderbegut:
Qi sheklli mbajtë i ka për burra t’dheut?

Shka bajn shqyptarët?… Han fiq e kastraveca
E pijn’ mastikë e qesin petlla n’uej;
E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrin tue kqyrun udhës ushtarët e huej
Pale a kanë ksulen qyp a se kapelë,
A ka uficiali kalin at a pelë.

E armët e t’Parvet shkojn kta tue kërkue,
Ndo ‘i karajfile t’gjatë, a ndo ‘i tagan: –
Por, jo – mos drueni! – jo për me luftue
Me malazeza të shkyem e me ndo ‘i serbjan:
Por për me mujtë me xjerrun kund ndo ‘i grosh
Tue rrejtë me to ndo nji hinliz balosh.

Jo, po; shqyptarët kanë sod të madh kujdes…
Njata, po thonë, qi ndo ‘i miras e presin,
E druen se emta a gjyshi vrik s’u des:
Pse për Shqypni qi krajlat po ua shesin,
S’çajn kryet aspak, me sa çaj kryet un’ sod
Për shkarpa t’vjetra, qi kam shkye kahmot.

Ahi! Turp e marre! Burra, le e rritun
Me armë mizore n’dorë, e qi fatosa
T’parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t’topitun
Si t’dehunt n’vorre, sod qi i mbrika sosa
Së mjerës moj Shqypni edhe shqyptarvet,
E u shueka Atdheu, e u shueka ndera e t’Parvet!

Ktu, ktu, shqyptarë!… A ndiet?… Ku e kam… Ku jeni
Mo’ leni, burra!… M’armë!…; Mbaroi Kosova!…
Janina humbi!… E ndoshta, Tepeleni…
Shkoi Manastiri, Dibra edhe Gjakova!…
Vendet ma t’mira ne na i mori shkjau,
E, shk, asht ma zi, në me vlla na dau!

Ah! M’kambë, bre burra! M’kambë! Shka jini mshehun
Ndër furrka t’gravet, si do role t’kqija?…
Sod armët duen rrok; taganat sod duhen mbrehun;
Ash turp, për Zotin! Shurdhë me hupë Shqypnia,
Mo’ leni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim
A gjall me nderë, a dekun grue e trim!

Ku je, Bibdoda, ti nji rrfe prej qielle?
Je derëz bujare, e trim i drejtë je!
Flamurin e Shqypnis’ sod n’ajr ti shtielle;
E grishi malet me qindrue p’r Atdhe.
Ku thembra e jote për Atdhe të shklasë,
Atje kryet tona, po për Atdhe t’humbasë!

Mo’ le Toptan, qi me shpatë tande binde
Nji shekull mbarë m’at maje Traboshi!
Prap shpatën njësh, e priju prap ti gjind’ e,

  • Ndenjun n’votër s’prarohet jo kondoshi…
    Mblidh toskë e lapë, e sod për Shqyptari
    Qindro, si ‘i herë qindrove me trimni.

M’kambë Ded Gjo’ Luli! Thonë se ‘i t’biri t’shkines
Lekët e Malcis sod t’dhetat do t’ja lajn’
Se edhe do t’vejn kapicën e Cetinës:
A ‘i mend thue, ti, kaq marre do ta bajn;
Ata sokolat tu Lekët e Malcis’,
Qi aq gjak kanë derdhun për Liri t’Shqypnis’?

Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deçiq ti xiri
Shkaf asht i Lekë, e thueju, se Shqypnia,
Aty kufin e ka, përball me Viri,
E ke me pa ti atëherë, se rrokullija
Me çue m’e zhgulë andej, nuk mund ta hjekun;
Pse për Shqypni malcorët janë msue me dekun.

Ah! M’kambë, shqyptarë! E mos t’u lshojë, jo, zemra,
Pse Perëndija s’ka me u lanë me u thye.
T’u biejë ndër mend, se fort ma e rand asht themra.
E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’krye.
Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka le,
N’mos mujtë shqyptar me mbetë, shqyptar t’hije n’dhe!

E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’bahet ndo ‘i shqyptar m’thertore,
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli
Për Shqyptari, me shue çdo mni mizore.
Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë për jetë u trashigoftë!

Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri
E porsi krandja e thatë n’nji flakada,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

(Mrizi i Zanave – Gjergj Fishta) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

1 day ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

1 day ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

1 day ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

1 day ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

1 day ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

1 day ago