<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Qyteza e Sardës dhe kalaja mesjetare e Shurdhahut, aty ku kryqëzohen kulturat dhe traditat

Qyteti mesjetar Sarda, sot kalaja e Shurdhahut ndodhet një ishull të liqenit Vau-Dejës afërsisht 10 milje nga qyteza e Vau-Dejësit dhe 4 milje nga fshati Rragam i cili ndodhet 9 km nga qyteti i Shkodrës. Zona përreth kësaj qendre kulturore është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike. Këtu ndodhet vendbanimi i hershëm i Gajtanit (Shpella e Gajtanit), vendbanimi i Jubanit (Shpella e Jubanit), Qyteza e Gajtanit, kalaja e Danjës, kalaja e Dalmacës.

Qyteza e Sardës deri në fund të shek. XV ka qënë një qendër e rëndësishme kulturore dhe pikë takimi i tre kulturave kryesore të gjithë trevës së veriut, kulturës së Malësisë, të kulturës së Mirditës dhe të Zadrimës të cilat me karakteristikat e veçanta që i dallojnë nga njëra tjetra u kanë rezistuar kohës dhe rrymave kulturore të huazuara nga pushtues të ndryshëm

Për këtë qytezë kanë shkruar shumë studiues të huaj si Ippen, De Grandi, J. G. Hahn dhe studiues arkeologë shqiptarë, të cilët e kanë vlerësuar si një mbartës të kulturës Ilire. Vetë emri i saj i transformuar në Shurdhah ka origjinë Ilire nga qyteti i Sardis, këtu janë gjetur rrënojat e një kalaje romake të shek 6 – 8 p.e.s. Sarda ka qenë një stacion pushimi në rrugën e vjetër të Dardanisë. Në vitin 877 ka qenë qendër e krahinës së Polatit që përfshinte malësitë në të anët e Drinit nga Liqeni i Shkodrës deri në Kukës. Sarda dikur një qytezë përbri Drinit, si një gadishull strategjik dhe si një pikë ndërlidhëse me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin, ishte vendbanim i familjes të madhe feudale të Dukagjinëve ku ata ndërtuan pallatin mbretëror; sot një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme turistike; çfarë ka mbetur sot: përbëhet nga hyrja kryesore e pallatit dhe një kishë e arkitekturës Romake. Nga pika më veriore deri tek skaji jugor gjatësia është ~393m. Uji i liqenit, malet dhe kodrat përreth me gjelbërimin e tyre, krijojnë një Peizazh me bukuri të rrallë, duke i dhënë këtij ishulli vlera të mëdha ekoturistike.

Kur flitet për Shurdhahun si një pikëmbërritje turistike është e pamundur që ta ndash nga liqeni artificial i Vaut të Dejës dhe brigjet e tij piktoreske. Ndërtimi i Liqenit të Vaut të Dejës (sip. 24,7 km²) gjatë regjimit komunist më 1971, për ishullin e Shurdhahut patjetër që ja qënë dhe është një mundësi me vlera që i tejkalojnë dëmet që ka sjellë në trashëgiminë e tij historike. Liqeni me ujin e tij të pastër krijon mundësi për një udhëtim të veçantë dhe mjaft të këndshëm. Ai ka mbuluar murin rrethues të kalasë së Shurdhahut. Megjithatë, përsëri muret e mbetura të kishave dhe të kalasë janë mjaft domethënës dhe që bien lehtë në syrin e vizitorit.

Liqeni i Vaut të Dejës që rrethon Shurdhahun me ujërat e tij, shtrihet thellë nëpër lugina dhe udhëtimi gjatë brigjeve të tij të ofron pamje piktoreske dhe të veçanta ku ndërthuren uji i liqenit, bimësia përreth dhe kafshë t’egra që rriten aty dhe shkëmbintë gëlqeror që janë herë të thepisur herë jo. Udhëtimi në liqen mund të fillohet nga diga e H/C të Vaut të Dejës ose nga diga e Rragamit. Gjatë rrugës mund të shihet dhe mësohet për Kalanë e Danjës në të cilën gjendet Kapela e Zonjës së Dejës e ndërtuar nga Gjergj Kastrioti pas një fitoreje mbi ushtrinë venedikase në malin e Shën Markut, në majë të të cilit është kjo kala e vogël. Më pas vazhdohet të shihet fshat i Sheldisë i famshëm për duhanin e tij, por që ka dge një kishë të ndërtuar mbi një kodër.

Nga Shurdhahu mund të shkohet tek Shpella e Pëllumbave në veri që ofron një pamje të bukur si në vendndodhje ashtu dhe gjatë udhëtimit. Shurdhahut përbën një potencial të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Ky destinacion i ofron turistëve të huaj dhe vendas shumë mundësi argëtimi: peshkim, kanotazh, piknik, shëtitje me lundra në itinerare të tilla si V. Dejës-Lisna-Shurdhah-Shpella e Pëllumbave, etj. WIKIPEDIA/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh nëse i hani thonjtë?

    Ngrënia e thonjve është një ves i zakonshëm, veçanërisht te fëmijët dhe të…

11 minutes ago

Kështu fliste, komandanti, Fehmi Lladrovci, në verë të vitit 1998, për luftën e drejtë dhe të domosdoshme të UÇK-së

    Në mesin e intervistave apo prononcimeve që ka dhënë për mediet botërore, Fehmi…

43 minutes ago

IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste…

17 hours ago

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

3 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

3 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

4 days ago