<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse macet janë të pajisura me aftësinë e jashtëzakonshme të të parit në errësirë ?

A keni pyetur ndonjëherë se a shohin macet në errësirë të plotë, duke pasur parasysh që dimë për shikimin e tyre të jashtëzakonshëm?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është – jo, mirëpo në gjysmerrësirë shohim madje 50 për qind më mirë sesa ne, falë ndërtimit specifik të syrit. Në krahasim me madhësinë e kokës, macet kanë shprehimisht sy të mëdhenj të cilët përbëhen nga disa shtresa indesh. Të bardhët e syve përbëhet nga inde të dendura lidhore të cilat janë mirë të furnizuara me gjak.

Korneja e syrit është e ndërtuar nga shtresat e holla të qelizave të shpërndara në mënyrë të veçantë, të cilat bëjnë të mundshme të depërtojë drita në sy, transmeton Telegrafi.

Macet, si edhe qentë, kanë shtresë indesh të cilat reflektojnë dritën. Emri profesional i tyre është tapetum lucidum. Thënë me fjalë të thjeshta, për këtë shkak maceve u shndrisin sytë në errësirë.

Derisa tapetum lucidumi rrit aftësinë e shikimit në dritë të dobët, njëkohësisht zvogëlon mprehtësinë e shikimit në dritë të bollshme. Macet gjithashtu mund të dallojnë edhe ngjyrat, por jo edhe nuancat e ngjashme. Herën tjetër kur e lini macen në errësirë të plotë, kini parasysh që ajo nuk sheh asgjë. Do të ishte mirë që të kishte së paku një burim të vogël drite.

Në një natë pa hënë nivelet e dritës janë rreth 100 herë më të ulëta sesa në dritën e diellit. Por megjithse njerëzit janë të verbër e të pashpresë në kushtet të tilla, macet dalin për të ndjekur gjahun e tyre ashtu si dhe mijëra insekte që fluturojnë ndër lule apo ballkone për të plotësuar nevojat e tyre.

Miliona kafshë mbështeten në sistemet e tyre vizuale për të mbijetuar ashtu si dhe ato që jetojnë në errësirën e përjetshme të oqeaneve. Dhe në fakt shumica e gjallesave janë më aktive në kushte të zbehta drite, prandaj studiuesit vëzhguan insektet e nokturne për të zbuluar mënyrën e orientimit të tyre në errësirë, që në shumicën e rasteve sfidon çdo fizikë të mundshme.

Fluturat e natës janë insekte elegante që kërkojnë lule me nektar, dhe disa vjet më parë shkencëtarët zbuluan se ato mund të dallojnë edhe ngjyrat në errësirë. Ashtu si dhe disa insekte të tjera të natës, sistemet e tyre nervore pamore funksionojnë natën duke akumuluar fotonet e dritës të mbledhura nga vende dhe kohë të ndryshme gjatë ditës. Kjo është njëlloj sikur të mbajmë hapur lentet e një aparati fotografik më gjatë, për të lejuar më shumë dritë të hyjë te sensorët, por nga ana negative, çdo gjë që kalon me shpejtësi, si për shembull një makinë në lëvizje, ato nuk janë në gjendje ta shohin.

Për të akumuluar fotone në hapësirë, pikselët individualë të sensorit të imazhit bëhen bashke duke krijuar super-piksela, edhe pse imazhet humbasin mprehtësinë e tyre. Por për një kafshë që shikim në errësirë është çështje mbijetese, është gjithsesi më mirë sesa të mos shohë fare.

Studimet fiziologjike kanë treguar se mbledhja e fotoneve neutrale gjatë kohës dhe hapësirave  është një avantazh i konsiderueshëm për fluturat e natës.

Edhe pse bota e parë nga insektet e natës mund të mos je të aq e detajuar sa ajo e kushërinjve të tyre të ditës, gjithsesi mjafton për të dalluar partnerët e mundshëm të çiftëzimit, kapjes së gjahut, orientimit në fluturim dhe evitimit të pengesave.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se cila kompani e njohur e modës prodhonte uniformat e ushtrisë na’ziste gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…

10 hours ago

Këta 6 përbërës nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihen me njëri tjetrin

    Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…

10 hours ago

Ushqimet që ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të kontrolloni urinë

  Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…

10 hours ago

A i shërojnë gështenjat këto 8 sëmundje, ja kush duhet t’i hajë urgjent…

    Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…

11 hours ago

Shenjat, simptomat e kancerit të gjirit: Cilat ndryshime nuk duhen neglizhuar

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…

11 hours ago

Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se çfarë i ndodh zemrës tuaj

    Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…

14 hours ago