Kartëmonedhat e para në historinë botërore janë përdorur në Kinë rreth shekullit VII, gjatë Dinastisë Tang.
Ato ishin dëftesa garancie, të lëshuara nga qeveria Tang për të paguar tregtarët vendas në pjesët e largëta të perandorisë. Duke përdorur certifikatat, qeveria shmangte transportimin e largët të monedhave metalike.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, tregtarët vendas i quajtën certifikatat “para fluturuese”, sepse ndryshe nga monedhat, këto dokumente prej letre mund të fluturonin, në rast se frynte erë. Certifikata kishte një vlerë të caktuar të shtypur mbi të dhe ishte e këmbyeshme me monedha metalike në kryeqytetin kinez, sipas kërkesës.
Shumica e tregtarëve nuk shkonin në kryeqytet për t’i këmbyer në monedhë, por i këmbenin ato me njëri-tjetrin duke i përdorur si kartëmonedha lokale, pasi certifikatat ishin të transferueshme.
ata/ Inforulture.info
Në një moment kyç të historisë së Evropës Juglindore, gazeta austriake Salzburger Volksblatt, në numrin…
Figura e Dhimitër Plaputa – Dimitrios Plapoutas (1786–1864) nuk përfaqëson thjesht një gjeneral të shquar…
Në thellësitë e oqeaneve jeton një krijesë që duket sikur i përket një bote tjetër.…
Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…
87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…
Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…