<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A është i rrezikshëm përdorimi i mikrovalës? Ja çfarë thotë OBSH!

Mikrovala është një mjet i domosdoshëm në kuzhinë. Një shpëtim për ata që nuk kanë kohë, por edhe për ata që nuk e kanë fort me qejf kuzhinën. Por herë pas here, është folur për rrezikun që mund të ketë ajo.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por vetëm nëse mikrovala përdoret siç duhet. Kjo do të thotë se ka disa rregulla themelorë, që nuk duhen anashkaluar kurrsesi.


Ndër to, më kryesorja është përdorimi i enës së duhur. Në asnjë mënyrë, nuk duhen përdorur enë plastike. Kur ekspozohen ndaj nxehtësisë, materiali prishet.

“Plastika nuk është e krijuar për mikrovalë. Enët janë të krijuara nga material i butë, që shkrihet në temperatura të larta, ndaj ky është një gabim që nuk duhet bërë kurrë”, shprehet Juming Tang, profesor i inxhinierisë ushqimore në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. Mënyrat më të mira për të minimizuar rrezikun janë të përdorni materiale të tjera më të sigurta për mikrovalë sesa plastika, siç është qeramika.

Një tjetër këshillë në lidhje me mikrovalën, dhënë nga studiuesit, është që ta përdormi atë më së shumti për të ngrohur ushqime se sa për të gatuar. Kjo pasi në mikrovalë është e pamundur që të arrihet një temperaturë plotësisht e njëtrajtshme.

“Kështu, ushqimet do të piqen pjesë-pjesë, në varësi të pjesëve në mikrovalë, që kanë temperaturë më të lartë se të tjerat”, thotë Francisco Diez-Gonzalez, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin e Xhorxhisë. Temperaturat e mikrovalës, gjithashtu përbëjnë rrezik, kur bëhet fjalë për disa produkte të caktuara. Gjatë një dreke të zakonshme të studentëve, profesorja Betty Schwartz, vuri re te patatet e ngrohura në mikrovalë, disa kristale të vogla, të krijuara nga temperatura e lartë. Ndaj drithërat dhe perimet është mirë të mos i gatuani në mikrovalë. Sa i përket rrezatimit në mikrovalë, sipas studiuesve është plotësisht i padëmshëm./

postbck postbck

Recent Posts

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

5 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

5 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

22 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

24 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

24 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

1 day ago