<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A ju dhemb koka shpesh? Ja me cilat ushqime duhet të keni kujdes

Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbjet e kokës apo migrena, atëherë duhet të keni kujdes me përdorimin e disa produkteve ushqimore.

Në këtë artikull  do të gjeni një listë të ushqimeve që shkaktojnë dhimbje koke.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë një substancë të njohur si aspartame, e cila duhet konsumuar me kujdes. Kjo substancë shkakton marramendje, humbje kujtese dhe dhimbje koke. Sasia e lejuar e kësaj substance është 50 mg në ditë, ndërsa një kanaçe me pije të gazuar përmban 180 mg.

Bananet dhe avokadot

Kur bananet dhe avokadot janë të tejpjekura ato përmbajnë tyraminë, një amino acid që shkakton migrenë dhe dhimbje koke. Këto dy ushqime janë nxitës të fortë të dhimbjeve të kokës.

Akullorja

Ushqimet dhe pijet tepër të ftohta që bien në kontakt me fytin mund të shkaktojnë një ngushtim të menjëhershëm të enëve të gjakut në zonën e kokës. Ndaj ngrënia e akullores shkakton një dhimbje koke shtrënguese.

Çamçakëzi

Sipas të dhënave përtypja e vazhdueshme e çamçakëzit me shije të fortë menteje për disa minuta shkakton dhimbje kronike të kokës sepse stërmundon nofullën.

Djathi

Vjetërimi i djathit përmirëson shijen e tij, por edhe nxit prodhimin e amino acidit tyramine. Djathi veçanërisht ai kaçkavall, mocarela, djathi i mykur e të tjerë, kanë një përmbajtje të lartë të tyraminës, që nxit dhimbjet e kokës.

Vera e kuqe

Vera e kuqe, birra dhe pije të tjera alkolike përmbajnë nivele të larta tyramine, një amino acid që nëse nuk shpërbëhet në aparatin tretës, ndikon në dhimbjet e kokës.

Kripa

Sasitë e mëdha të kripës nxisin përsëritjen e shpeshtë të dhimbjeve të kokës. Ekspertët janë të bindur për këtë dhe sugjerojnë konsum të kufizuar të kripës.

Çokollata

Çokollata na bën të lumtur por edhe shkakton dhimbje koke. Ajo përmban kafeinë, tyraminë dhe substanca të tjera stimuluese, përbërës që nxisin dhimbjet e forta të kokës

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

5 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

6 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

7 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

7 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

7 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

8 hours ago