<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shitës rruge duke shitur mumje në Egjipt, 1865 (Foto)

Gjatë epokës Victorian të vitieve 1800-ta, Napoleoni gjatë pushtimit të Egjiptit hapi portat e historisë së egjiptiane  për evropianët. /InforCulture.info

Në atë kohë, mumjeve në Egjipt nuk u ipej respekti që ato meritonin nga elitat evropiane dhe në fakt, mumjet mund të bliheshin nga shitësit e rrugëve (siç tregohet në foto) për t’u përdorur si ngjarje kryesore për ahengje dhe tubime shoqërore që u zhvilluan në shekullin e 18-të.

Gjatë asaj periudhe kohore, mbetjet e ruajtura mirë të Egjiptianëve të lashtë u hidheshin rregullisht në pluhur dhe konsumoheshin si ilaç medicinal. Ku në të vërtetë, aq popullor ishte kjo praktikë e mumjes së pluhurosur sa që nxiti një tregti të falsifikuar për të përmbushur kërkesën e njerëzve, në të cilën edhe mishi i lypësve u mundua të modifikohet si ajo e egjiptianëve të lashtë të mumifikuar.

Kur revolucioni Industrial përparoi, bëri që mumjet egjiptiane të shfrytëzoheshin për qëllime më utilitare: një numër i madh i mumjeve njerëzore dhe shtazore u nxorrën dhe u dërguan në Britani dhe Gjermani për t’u përdorur si pleh. Të tjerët u përdorën për të krijuar pigmentin e ngjyrës kafe ose u hoqën mbështjelljet e tyre, të cilat më pas eksportoheshin në SHBA për t’u përdorur në industrinë e bërjes së letrës. Madje autori Mark Tëain  raportoi se në Egjipt u dogjën mumiet si karburant për lokomotivë.

Kur përparimi në shekullin XIX arriti në një stand më të lartë, mumjet u bënë objekte me çmim ekspozimi dhe shumë prej tyre u blenë nga koleksionistë të pasur evropianë dhe amerikanë si suvenire turistike. Për ata që nuk mund të përballonin një mumje të tërë, mbetjet e paartikuluara – të tilla si një kokë, duar apo këmbë – mund të bliheshin në tregun e zi dhe të kontrabandoheshin në shtëpi.

Aq e shpejtë dhe e madhe ishte tregtia e mumjeve për në Evropë sa që pasi u shkatërruan shumica e varreve dhe katakombeve, më nuk kishte trupa të lashtë egjiptianë për të përmbushur kërkesën kërkesën e ‘klientëve’. Dhe kështu u përhapën mumje të rreme të trilluara nga kufomat e kriminelëve të ekzekutuar, kufomat e të moshuarve, të varfërve dhe të atyre që kishin vdekur nga sëmundje të këqija, duke i varrosur në rërë ose duke i mbushur me bitum dhe duke i ekspozuar në diell.

Mummia është një substancë që është përdorur në balsamosjen e mumjeve, një pluhur i bërë nga mumiet tokësore, që përdoret si një “përgatitje mjekësore”. Mumëzimi i lashtë egjiptian ka përdorur shpesh asfaltumin (Persian: mumiya) si një përbërës për mbushjen e zgavrave të trupit të zbrazur pasi të hiqeshin organet e trupit të një njëriu. Në mesjetë, rrëshira që ishte përdorur në mumiet e lashta të Egjiptit besohej se kishte vlerë të lartë medicinale dhe kimike. /InforCulture.info

Përkthyer nga: rarehistoricalphotos.com

postbck postbck

Recent Posts

Sa ar ka Kupa e Botës? Përgjigjja mund t’ju habisë, por edhe më interesante është vlera e saj

Kur kapiteni i skuadrës kampione ngre lart Kupën e Botës, shumica e tifozëve mendojnë se…

10 hours ago

Hani këto ushqime gjatë vapës ekstreme

    Gjatë valës së të nxehtit, shumica e njerëzve do të kërkojnë ventilatorë dhe…

1 day ago

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

    Të gjithë e dimë bezdisjen që mund të shkaktojë një mushkonjë gjatë netëve…

1 day ago

Çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër esëll çdo ditë? Ja çfarë dihet nga studimet

    Hudhra është përdorur prej shekujsh si pjesë e ushqimit dhe në mjekësinë tradicionale.…

2 days ago

Fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

  Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si…

3 days ago

3 gjëra që menopauza i bën trupit tuaj dhe nuk i merrni me mend

    Mendoni se menopauza lidhet vetëm me afshe të nxehta dhe ndryshime humori? Shkenca…

3 days ago