<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A flenë zogjtë gjatë fluturimit?

Disa zogj, si dallëndyshet, mund të fluturojnë pa u çlodhur për disa muaj dhe për mijëra kilometra. Dyshohej se ata flinin gjatë fluturimit, njësojë si delfinët kur notojnë, por kjo sjellje ende nuk ishte konstatuar.

Tashmë, studimi i publikuar në revistën “Nature Communications”, siç transmeton atsh, tregon se zogjtë jo vetëm që janë të aftë të flenë gjatë fluturimit, por dinë të ruajnë aftësinë për t’u orientuar në gjendjen REM.

(Faza REM, është kur truri ynë përpunon të gjitha informacionet e ditës së kaluar. Ne e përjetojmë këtë fazë disa herë gjatë një nate (cikli i gjumit). Nëse ne zgjohemi gjatë fazës REM, mund të kemi pasqyrën më të qartë të ëndrrës që kemi pasur).

Mbështetur në fakte- Niels Rattenborg i institutit të ornitologjisë “Max Planck”, me disa kolegë të Universitetit të Zyrihut, ka projektuar një pajisje që është në gjendje të monitorojë aktivitetin elektrik të trurit të zogjve (me EEG), gjatë fluturimit. Ajo është aplikuar tek disa ekzemplarë, kryesisht tek zogjtë e ishujve Galapagos, që kalojnë shumë ditë në fluturim mbi oqean, në kërkim të ushqimit. Grupi i shpendëve fluturon për rreth 3000 km rrugë, pa u ulur kurrë në tokë.

Kontrolli perfekt- Gjatë ditës zogjtë kanë qëndruar zgjuar, por me perëndimin e diellit, kur ata ndodhen në lartësi shumë të madhe, u konstatua se zogjtë bënin disa seanca gjumi, që zgjasnin vetëm pak minuta. Por edhe në këto momente, zogjtë arrinin të ruanin kontrollin aerodinamik.

Me doza të vogla- Në disa raste, zogjtë futeshin në gjendje REM: në një fazë ku njeriu humbet kontrollin e tonit muskulor, por që në rastin e tyre nuk është e rrezikshme. Gjumi REM, zgjat vetëm pak sekonda edhe pse humbja e tonit të muskujve nuk “bie”, mbi kokën e zogjve. Kjo bën që ata të mos bien nga lartësia. Është e mundur që edhe tek zogjtë e tjerë, me rekorde fluturimit, zogjtë të mjaftohen me pak minuta gjumë. Ata mund të flenë 42 minuta në ditë, kur janë në fluturim, ndërkohë kur janë në tokë, flenë 132 orë. 

postbck postbck

Recent Posts

Katër ushqimet “vrasëse” për veshkat që i konsumoni çdo ditë

Veshkat tona bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke filtruar gjakun dhe larguar toksinat, por shpesh…

2 hours ago

A është më e shëndetshme të hahet molla me lëvore? Ekspertët japin përgjigjen

    Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që molla të konsumohet me lëvore, pasi pikërisht aty…

2 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…

1 day ago

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet

    Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…

1 day ago

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

    Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…

1 day ago