Kjo pemë e pasur me ujë, vitamina dhe minerale është ideale për ditët me vapë.
Pikërisht si shalqiri, pjepri e ka origjinën nga Azia dhe Afrika tropikale, e në fakt bie në grupin e perimeve. Në botë ka rreth 50 lloje pjeprash, tek ne janë më të njohur pjeprat “kantalupe”.
Sado që na pëlqejnë, pak dimë sa të shëndetshëm janë. Përmbajtja e lartë e ujit dhe e kaliumit nxit punën e veshkave, gjegjësisht ndihmon detoksikimin e organizimit. Për shkak të vitaminave A dhe C pjepri vepron edhe si antioksidues. Fibrat ushqyese që i ka pjepri lehtësojnë tretjen dhe ndihmojnë tek problemet me lukth, e vetë fruta na freskon dhe na qetësonnë mënyrë psikike.
Për shkak të vlerave të ulëta kalorike është i shkëlqyer për secilin, që dëshiron që gjatë verës të mbajë dietë. Pjeprin është më së miri ta ruani në frigorifer, por është e dëshirueshme ta mbështillni me letër, që aroma e tij intensive të mos kalojë në ushqimet e tjera.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…