<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

I konsideruar si piktori më i madh gjerman pas Rembrandt-it, Vincent Van Gogh ka qenë një artist, puna e të cilit ka ndikuar shumë në artin e shekullit 20-të. Van Gogh ka bërë një jetë të shkurtë e të vështirë dhe është ballafaquar me sëmundje mendore. Gjatë një sulmi epileptik, ai ia kishte prerë vetes llapën e majtë të veshit pas një fjalosje me Paul Gauguin-in, njërin prej miqve të tij artist. Besohet se më vonë ai ia kishte ofruar llapën një gruaje të quajtur Rachel, në një bordel lokal.

Puna e tij që përshkruan figura, ndriçim e peizazhe njihet për bukurinë dhe emocionin që jua jep. Sot, shumë prej pikturave të Van Gogh-it renditen në mesin e pikturave më të shtrenjta në botë. Është ironike fakti se gjatë tërë jetës së tij ai kishte arritur ta shiste vetëm një pikturë. Sidoqoftë, përveç se kishte qenë i madh në piktura, ai ka qenë i mahnitshëm edhe me fjalë! Andaj, më poshtë i keni disa prej thënieve të tij më të bukura.

– “Peshkatarët e dinë se deti është i rrezikshëm dhe stuhitë janë të tmerrshme, por atyre asnjëherë nuk u janë dukur të mjaftueshme këto arsye për të qëndruar në breg”

– “Nëse e dëgjoni një zë brenda jush duke ju thënë ‘nuk mund të pikturoni’, atëherë me çdo kusht pikturoni dhe ai zë do të heshtë”

– “Çfarë do të ishte jeta nëse nuk do të kishim pasur kurajë të provojmë çdo gjë?” – “… dhe pastaj, unë kam natyrën dhe artin dhe poezinë, dhe nëse këto nuk mjaftojnë, atëherë çfarë mjafton?”

– “Gjërat e mëdha bëhen nga një seri e gjërave të vogla që bashkohen”

– “E kam dhënë zemrën dhe shpirtin në punën time, ndërkaq e kam humbur mendjen në këtë proces”

– “Nuk ka asgjë më artistike sesa dashuria ndaj njerëzve”

– “Fillimi është më i vështirë se çdo gjë tjetër, por mbajeni zemrën, gjithçka do të bëhet mirë”

– “Normaliteti është një rrugë e shtruar me asfalt: Është komode për të ecur mbi të, por asnjë lule nuk rritet aty”.

postbck postbck

Recent Posts

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

5 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

5 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

6 hours ago

Si ta kuptoni që fëmija juaj po bullizohet nga bashkëmoshatarët

    Zbulimi se një fëmijë është viktimë e bullizimit nga bashkëmoshatarët është shqetësues për…

6 hours ago

Pse alergjitë përkeqësohen në vjeshtë dhe çfarë duhet të bëni?

    Megjithëse vjeshta sjell shumë pamje piktoreske, për njerëzit e prirur ndaj alergjive kjo…

6 hours ago

Mbi 5 mijë banorë u ‘zhdukën’ në vetëm 3 muaj, çfarë ndodhi me ishullin ‘fantazmë’

    Dikur një nga vendet me dendësinë më të lartë të popullsisë në botë,…

21 hours ago