<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si mund të jetë Skënderbeu kalorës i krishtërimit?

JA ÇFARË SHKRUANTE DIPLOMATI FRANCEZ…

Alfons Lamartine (1790-1869) ishte poet romantik, deputet e diplomat, anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës. Ka shkruar mjaft vepra në poezi e prozë që shquhen për veçoritë e tyre.

Botoi librin: “Udhëtim në Orient 1832-1833”, Paris, 1845 dhe veprën madhore “Histori e Turqisë”, Paris 1855, ku ngre lart figurën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në këtë vepër trajtohet qëndresa trimërore e Marko Boçarit kundër pashait të Janinës, Ali Pashë Tepelenës.

Për Skënderbeun thekson: “Natyra i kish dhuruar në të njëjtën kohë trupin dhe shpirtin e një heroi. Bukuria e nënës së tij, që ish me nam në Shqipëri kish shkuar tek i biri. Truphedhur, i ngjeshur, ai ishte njëkohësisht dhe bir i racës.

Në sytë e tij dukej shkathtësia dhe zhdërvjelltësia e një njeriu të ashpër. Ai e përdorte kalin, shpatën, ushtën me aq elegancë dhe fuqi sa ish bërë i famshëm për këtë në tërë Turqinë.

I vetmi njeri që mund t’i bënte ballë dhe që i bëri ballë Anadollit kur po kërcënonte gjithë Europën ishte Skënderbeu.

Vetëm një njeri protestonte kundër fitoreve të otomanëve, dhe ky njeri ishte një udhëheqës malësorësh i panjohur gjer atëherë nga bota: ky ishte Skënderbeu. Për turqit, vazhdon Lamartini,Skënderbeu ishte i padukshëm dhe i pathyeshëm, emri i tij u kish kallur tmerrin mu në palcë.”

“…Dhe për t’ju përgjigjur atyre që e quanin Skënderbeun hajdut, kaçak, Lamartini shton në fund: “Ata hajdutë ishin heronj dhe betejat e tyre i këndonte muza popullore, ato këngë humbasin në errësirën e legjendave.

Vërtet krishtërimi shikonte tek Skënderbeu një pengesë kundër islamizmit, por kauza për të cilën luftonte ishte më pak fetare se sa kombëtare.

Ai ishte i preokupuar të konsolidonte atdheun e vet, në pllajën e Ilirisë, prandaj luftoi njëkohësisht kundër boshnjakëve, që ishin më të kishterë nga ai vetë, si dhe kundër venedikasve.”

Përveç interesimit që pati për Skënderbeun dhe shqiptarë të tjerë të mëdhenj që u përmend në krye të këtij artikulli ia vlen të dihet se Alfons Lamartin pati një korrespondencë edhe miqësi me Jeronim de Radën. Gjë që mund të ilustrohet edhe nga letra që vijon më poshtë.

Jam i lumtur për këtë gjest vëllazërie poetike dhe politike mes jush dhe meje. Poezia ka ardhur nga brigjet e huaja dhe duhet të kthehet aty. Nuk kam pasur meritë tjetër veç asaj që e kam parandjerë për lirinë dhe për ringjalljen e Shqipërisë. Ju po ma shpërbleni si tepër. Më vjen shumë keq që nuk mundësi t’ju takoj, dhe ju lutem të pranoni falënderimin dhe përgëzimet e mia.

Lamartine
8 shtator 1844 /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

8 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

8 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

1 day ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

1 day ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

1 day ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

1 day ago