<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

600 komplotet për të vrarë Fidel Kastron

Ish kreu i shërbimit të fshehtë të Kubës thotë se ka patur më shumë se 600 atentate për të vrarë apo destabilizuar liderin kuban, Fidel Kastro. Këta mbështetëshin nga kundërshtarë të ndryshëm të regjimit, kryesisht SHBA, që shpesh herë vepronte në distancë duke përdorur gangsterë apo mërgimtarë anti Kastro.

Mes atentateve përfshihej përdorimi i taliumit për të bër që t’i binte mjekrra e tij e famshme, apo LSD për ta bërë të cmendej gjatë një transmetimi radiofonik. Më pas ishte kostumi i helmuar i zhytjes, puroja shpërthyese, dhe femra fatale që do ta joshte – në rastin e fundit Kastro pretendoi se zbuloi qëllimet e saj, i dha një pistoletë dhe i tha që ta vriste, por ajo nuk kishte guxim.

Kishte gjithashtu guacka deti shpërthyese, të cilat shpërthyen vërtetë 40 minuta pas vizitës së Kastros në plazh. Ka gjithashtu rrëfime për një plan tejet të cuditshëm për të realizuar me rreze një hologram të Virgjëreshës Mari, që supozohej se do të frymëzonte katolikët e Kubës që të hidhnin poshtë komunizmin, ndonëse nuk duket se është provuar kjo gjë.

SHumë prej komploteve është e pamundur të mbështeten me fakte, ndonëse nuk ka dyshim që shumë njerëz e donin Kastron të vdekur. “Nëse mbijetesa ndaj shumë atentateve do të ishte sport Olimpik, unë do të kisha medalje ari”, ka thënë ai. /mekulipress /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

3 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

3 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

3 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

6 days ago