Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë në disa vende të botës e kishin te lejuar dhe iu drejtuan xhamive, ku falën namazin.Për Kosovarët edhe këtë herë falja e namazit të Bajramit nuk u bë nëpër xhami për shkak të Pandemisë COVID-19,mirëpo atmosfera e festës nuk mungon.
Në Shqipëri Namazi i Kurban Bajramit u fal duke zbatuar protokollin e sigurisë. Pothuajse të gjithë besimtarët ishin të pajisur me maska dhe respektuan distancimin social. Ndërkohë, ceremonia qendrore në Tiranë u zhvillua në Xhaminë e ‘Kokonozit’.
Çfarë është festa e Kurban Bajramit?
Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme që kremtojnë besimtarë myslimanë në botë. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit që flijoji djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Për këtë arsye sot çdo familje myslimane duhet të bëjë një kafshë kurban, që është qingji. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, ndërsa dy pjesët e tjera u jepen të afërmve dhe njerëzve në nevojë. Në kalendarin islam Kurban Bajrami kremtohet në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…