<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

‘’Jam Arbënesh, jam Arbënesh!..’’ Këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës

InforCulture sjellë dy këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës të shkëputura nga libri ‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”. Njëra këngë ka tematikë për vendlindjen ndërsa kënga tjetër është kënduar për luftën, ku në të përmendet edhe emri i Skënderbeut. /InforCulture.info

Këngët për vendlindjen

Duhet të jetë doemos shumë e vjetër kënga Zogu i verës, e cila edhe sot e kësaj dite këndohet shpesh në këtë vend. Siaps dëshmisë së Ana Bajllos, e lindur në Kotllar, këtë  këngë ajo e kishte dëgjuar nga babai i saj dhe duke pasur parasysh se në vitin 2010 i kishte 93 vjet, mund të konkludohet se kënga i takon grupit të këngëve të vjetra burimore popullore në Arbënesh.

Kënga është:

Zogu i verës

Zogu i verës ko këndua

Në livadë në fusha jon,

E gji jeta ka diktua

Se ne jena Arbënesh.

Jam Arbënesh, jam Arbënesh!

Mo kanda ven, mo kanda ven,

 Gjipër në brombje i de

Né shpi po shkoj me flet.

Kanga e luftës

Atje larg në fush të malit

Ku po kalbenj djelmet të ri

Nana kjohet shoqnis të soj

Çish fumit kan dek në luft

Atje me ta ka dek Skenderbeu

Çish po si s’ka pat të gjall

Mos digoni fjal të hallkut

Se ata flasin keç për ne

Se na jena Arbënesh

E dekna për Shipni!

Këtë këngë e ka recituar Efa Marshan, kurse e ka shënuar Ginafranco Kotllar.

(‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

15 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

16 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

2 days ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

2 days ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

2 days ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

2 days ago