“Sikur t’ju thoja se ekziston diçka që mund ta bëni që tani, e cila do të kishte një efekt pozitiv të menjëhershëm në trurin tuaj, duke përfshirë fokusin dhe gjendjen e humorit. Po sikur t’ju thoja se ky efekt është afatgjatë dhe mund ta mbrojë trurin tuaj nga sëmundje si: depresioni apo Alzheimer. A do e bënit?”
Këto, janë pyetjet që Wendy A. Suzuki, Profesoreshë e Shkencës dhe Psikologjisë Neurale në Qendrën e Shkencës Neurale në Universitetin e New Jork-ut, i drejton audiencës së saj.
Profesoresha thotë se gjatë kërkimeve të shumta dhe hulumtimeve të punës, nuk kishte më një jetë sociale dhe asnjë lloj aktiviteti fizik. Ajo fitoi rreth 11 kg. E kuptoi vetëm pas një udhëtimi sportiv se gjendja e saj nuk ishte mirë dhe vendosi mos të ishte më personi më i pafuqishëm i udhëtimit.
Kështu, vendosi të humbë kilogramët e tepërt. Nisi të provojë palestër, yoga, kurse kërcimi etj derisa ja arriti qëllimit. Por, përveç numrit më të vogël të kilogramëve, Wendy nisi të dallojë edhe ndryshime të tjera në ambientin e punës së saj. Ajo ishte më e fokusuar, mbante mend më mirë dhe për këtë arsye vendosi të zbulojë se ç’thonë kërkimet shkencore për lidhjen mes trurit dhe ushtrimeve fizike e më pas të studiojë vetë për këto lidhje. Ajo zbuloi se ushtrimet janë forma më e e rëndësishme e transformimit, që njeriu mund të bëjë për trurin e tij.
Përfundimet e saj janë këto:
Ushtrimet japin efekte afatshkurtra (të menjëhershme) dhe afatgjata (nëse të ushtruarit bëhet pjesë e stilit tuaj të jetesës):
Çdo stërvitje ka një efekt afatshkurtër, të menjëhershëm në trurin tonë: gjendje më e mirë humori, energji më e mirë, kujtesë më e mirë, fokus më i mirë. Këto ndodhin për disa arsye:
Ka efekt të drejtpërdrejtë në tru. Një sesion i vetëm ushtrimesh që bëni, do ju rrisë nivelet e neurotransmetuesve, si: dopamina,serotonina dhe noradrenalina. Kjo do bëjë që të jeni në gjendje më të mirë pas stërvitjes. Fokusi që fitoni vetëm nga një sesion stërvitjeje do zgjasë për të paktën 2 orë.
Stërvitja gjithashtu rrit kohën e reagimit, që do të thotë se do ta kapni më shpejt atë gotën që e shihni të bjerë në tokë.
Këto janë vetëm efekte momentale, që vijnë direkt pas një ushtrimi, por provoni të ndryshoni regjimin tuaj dhe ta bëni këtë rregullisht. Këto efekte do të jenë afatgjata, pasi të ushtruarit ju ndryshon anatominë e trurit, fiziologjinë dhe funksionimin:
Të ushtruarit prodhon qeliza të reja në hipokampus, duke rritur volumin e tij dhe duke përmirësuar kujtesën tuaj afatgjatë. Hipokampusi është strukturë kritike që tregon mundësinë e njeriut për të mbajtur kujtime afatgjata të fakteve dhe eventeve të ndryshme.
Përmirësohet funksionimi i vëmendjes apo fokusit, që varet nga korteksi prefrontal, kritik per vendimmarjen, fokusin, vëmendjen dhe personalitetin e dikujt.
Gjendja e humorit përmirësohet edhe në një nivel afatgjatë, pasi rritja e niveleve të neurotransmetuesve rritet për një kohë më të gjatë.
Efektet mbrojtëse të trurit: Mendojeni trurin si një muskul. Sa më të forta dhe të mëdha bëhen hipokampusi dhe korteksi prefrontal, aq më mirë do ndiheni.
Nuk është e thënë që të gjithë duhet të jenë atletë për të patur këto efekte. 3-4 herë në javë për minimumi 30 minuta, duke përfshirë kryerjen e ushtrimeve aerobike që ju rrisin ritmet e zemrës janë të mjaftueshme. Nuk jeni të detyruar as të shpenzoni për palestra, mjafton të lëvizni. Shtoni një ecje përreth lagjes. Shihni shkallë – ngjitini.
Në vitin 2013, Michele Catalano dhe bashkëshorti i saj nga Long Island, Nju-Jork, u…
Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta. Këtu përfshihet kalçiumi,…
Sipas revistës shkencore “Nature”, shkencëtarët kanë arritur të përdorin për herë të parë teknikën…
Nga: Alastair Sooke, kritik i artit / The Daily Telegraph Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com…
Dega e dytë është trakishtja ose ilirishtja, dikur e përhapur në Dnieper, Hellespont [Dardanele]…
Kjo lloj engime – si dhe iluzionet optike – kanë disa përfitime serioze që…