RRESHTAT E FUNDIT TË LAHUTËS!
Sot është dita. Është momenti t’u rikthehemi rradhëve profetike me të cilat përmbyllet një ndër kryeveprat e letërsisë shqipe: Lahuta e Malcis e At Fishtës.
Lexojeni me vëmendje sesi Fishta parasheh fatin e Shqipërisë në vargun përmbyllës. E mrekullueshme, sot është dita, shpërndajeni sa më shumë!
Rreshtat e fundit te Lahutes
Shqiptareve me u dhane lirine,
zoje m’veti me qite Shqipnine
E prandej n’Shqipni pa da’
rrahin topat nder kala’;
perse’ flamuri kuq e zi,
sot ma’ spari,bukuri,
porsi fleta e Engj’llit t’Zotit,
po valevite mbi toke t’Kastrjotit,
si valeviti dikur motit;
e der’m’qielle ushton broh’ria
kah gerthet fusha e malsia:
perjete t’jetes:rr’nofte Shqipnia!
Edhe keshtu,mbas sa mjerimit
mbas sa gjakut e shembtimit,
e p’r inate t’Shkjeve t’Ballkanit
per gazep t’atij Sulltanit:
si premtue kisht’Perendia:
prap zoje m’veti duel Shqipnia.
At Gjergj Fishta – RR’NOFTE SHQIPNIA! Konica.al /InforCulture.info
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…