Një problem mjaft I shpeshtë, sidomos për personat të cilët bartin syze është mjegullimi I syzeve si pasojë e bartjes së maskës. Në artikullin më poshtë, mund të gjeni disa nga truqet, të cilat ju ndihmojnë të shmangni dhe parandaloni mjegullimin e syzeve si pasojë e bllokimit të ajrit brenda maskës.
Sigurohuni që maska ju përshtatet- hapi më I rëndësishëm për të parandaluar një problem të tillë është gjetja e një maske të përshtatshme për juve. Nëse maska është e lirshme, ajri dhe lagështia mund të jetë arsyeja që ju mjegullohen syzet.
Zgjedhni një maskë fleksibile– ajo çfarë ju duhet të parandaloni mjegullimin e syzeve është gjetja e një maske, e cila ka brezin e hundës, të lirshëm dhe fleksibil. Me këtë ju mund të manovoroni dhe maska të marrë formën e hundës, për të shmangur hyrjen e ajrit nga maska në regjionin e syve.
Përdorni sapun në syze– mund të mos ju duket normale, por po sapuni I lëngshshëm I enëve funksionon. Provoni të fërkoni pak sapun të lëngshëm në syze për ta zvogëluar tensionin sipërfaqësor dhe ndalimin e mbledhjes së ujit. Pas aplikimit të sapunit të enëve, lëreni pak kohë që të thahet dhe të përshtatet me syzet.
Shtoni një shtresë maskës për të thithur lagështinë– një mënyrë e shkëlqyeshme për të thithur lagështinë është të vendosni diçka brenda maskës. Një pecetë e hollë, apo letër brenda maskës mund ta thith lagështinë e tepërt dhe ju të mos e keni një problem të tillë. /Gazeta Express
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…
Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…