<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kush i ka shpikur syzet e diellit?

Behet fjalë për historinë e një shpikjeje disi të freskët, por me rrënjë shumë të lashta.

Ekzemplaret e parë janë realizuar nga popujt indigjene të Arktikut, Inuit-et, të cilët përdornin disa modele për të mbrojtur sytë nga rrezatimi i dëborës dhe akujve.

Në fakt nuk bëhet fare fjalë për syze në kuptimin që kemi sot për to, por për disa sajesa që mund të ishin ose prej druri, ose prej kockave të kafshëve, pa lente, përgjithësisht në forme trekëndëshe me një të çarë që lejonte shikimin përpara, pa u shqetësuar shumë prej rrezeve të dritës.

Më pas, në Romën e Lashte, diçka e ngjashme me to përdorej nga njerëzit e shtresës se lartë, ku më i rëndësishmi është perandori Neron, i cili i mbante ato për të parë ndeshjet e gladiatorëve. Në këtë rast, ai përdorte një gur smeraldi, i cili ndoshta i jepte atij edhe një përmirësim të pamjes, kur mbi të kryheshin edhe disa prerje apo latime të posaçme. Në këtë rast, ato përmirësonin edhe miopinë.

Në Kinën e Lashte dhe vendet për rreth, rreth shekullit të 12-te, veçanërisht në sallat e gjykatave, gjykatësit filluan të përdornin lente me ngjyrë tymi, të cilat mesa duket i ndihmonin ato për të fshehur shikimin dhe dukur sa më të paanshëm në vendimmarrjet e tyre.

Vetëm në shekullin e 20-të, lentat me ngjyrë filluan të përdoren posaçërisht për t’u mbrojtur prej rrezeve të diellit. Ishte ushtaraku amerikan John A. Macready, i cili pas një dëmtimi në sy pas një fluturimi me balonë, kërkoi ndihmën e Bausch&Lomb, tani Ray Ban, të krijonin një model lentash që të ishin në gjendje të mbronin shikimin e ushtareve.

Dhe në vitin 1929, Sam Foster do të krijonte kompaninë e parë të prodhimit të syzeve të diellit, tashme jo me vetëm si ekskluzivitet i ushtarakeve.

postbck postbck

Recent Posts

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

3 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

4 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

4 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

4 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

1 day ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

2 days ago