Komuna e Lipjanit ka pozitë të mirë gjeografike sepse gjendet në pjesën qendrore të Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit që lidhë qendrat më të mëdha të Kosovës. Komuna ka predispozita për zhvillim të bujqësisë, turizmit, ekonomisë gjë që do ta bëjë atë të jetë një qytet shembull për komunat tjera.Kjo shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë së Kosovës për komunën e Lipjanit
dhe kjo :Si vendbanim, Lipjani njihet që nga periudha romake, si vend i rëndësishëm.Perveq Lipjanit Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte Ulpiana, e cila ndodhej në verilindje në largësi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës bizantine në Lipjanin e sotëm.
Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashëm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, përrreth luginës së lumit Sitnicë, qyteti ishte i vogël deri në vitin 527, kurë ka pasur emrin Ulpiana. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë të qytezës janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente – epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.
E vërteta është se Lypjani ka historinë e vet që nga lashtësia dhe se edhe ky vendbanim kish përjetuar në një mënyrë apo tjetër atë kishin përjetuar viset dhe vendbanimet tjera të lashta shqiptare.Okupime dhe sundime të ndryshme të cilat kanë ndikuar në historinë e përgjithshme të tij por pa mundur ta shkëpusin nga rrënjët e lashta të ulpianës Iliro/Dardane deri në kohët moderne Shqiptare.Edhe atëhere kur gjendej nën okupim të thellë./proinformacion.com/InforCulture.info
Fotot:Hugo Grothe
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…