<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Konsumimi i arrorëve, fuqi të forta kundër diabetit

Konsumimi i arrorëve është një nga zgjidhjet natyrale më të mira për t’u mbrojtur nga mundësia e diabetit.

Lajm i mirë për ata që pëlqejnë arrat, bajamet dhe lajthitë.
Një ushqim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, që gjenden tek arrorët mbrojnë kundër zhvillimit të diabetit të tipit 2, thotë një ekip ndërkombëtar i studiuesve të specializuara të Universitetit të Boston. Duke mbledhur të dhëna për nivelet e acidit linoleik dhe acidit arakidonik të ushqimit në pothuajse 40,000 individë nga 10 shtete, shkencëtarët zbuluan se ata me nivelet më të larta të acidit linoleik kishin një reduktim prej 35% në rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 krahasuar me ato me nivelet më të ulëta.

Studimi u botua në botimin mjekësor në Lancet Diabetes & Endocrinology më 11 tetor 2017. Rezultatet tregojnë se një ndryshim i thjeshtë në ushqim arrin të ndihmojë në mbrojtjen nga diabeti i tipit 2. Ekipi i shkencëtarëve deklaron se përhapja e diabetit të tipit 2 është duke u rritur shpejt në mbarë botën. Kështu që identifikimi i faktorëve të zgjidhjeve ushqimore për parandalimin e sëmundjes është me rëndësi klinike, shkencore dhe shëndetësore publike. Studimet epidemiologjike kanë treguar se sasi e acidit linoleik që përmbajnë arrorët është e lidhur me një rrezik të reduktuar të diabetit të tipit 2.

Arrat, bajamet, lajthitë si zgjidhje natyrale
Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Tregohet se mënyra mesdhetare e ushqimit, që është e pasur edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalon sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut. Arrorët janë burim i pasur i acideve yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë. Ato ulin rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare, hemoragjisë cerebrale, kancerit të prostatës dhe të zorrës. Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 gjithashtu ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e depresionit dhe Alzheimerit. Dhe mbi të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm. Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së mushkërive dhe të lëkurës, duke e mbrojtur nga radikalet e lira./

postbck postbck

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

8 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

1 day ago