<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Viti 1900-Vlora dhe Berati në fotot e Carl Ludwig Patsch

Në maj të vitit 1900 historiani Carl Ludwig Patsch, vizitoi Myzeqenë. Në aparatin fotografik që kishte me vete ai do të fokusonte momente të ndryshme nga jeta e shqiptarëve në atë zonë. Në një nga fotot shfaqen muzikantët gypsi teksa interpretojnë rrugëve, veshur me veshjet karakteristike të kohës.

Në një tjetër shfaqen disa klerikë nga Manastiri i Zvërnesit në Vlorë. Fotoja është realizuar në 1 maj 1900. Më 17 maj Patsch ka vizituar Beratin, ku imazhe të ndryshme na vijnë nga qyteti i asaj periudhe, ku spikat pazari.

   Janë një koleksion i tërë fotosh, të gjetura në arkiva nga albanologu Robert Elsie, që na sjellin ndryshe Shqipërinë e një shekulli më parë. Historiani dhe arkeologu, Carl Ludwig Patsch, 1865-1945), lindi në Kovaç të Bohemisë dhe u rrit në Volhini (Ukrainë). Studioi historinë, gjeografinë dhe filologjinë klasike në Universitetin e Pragës, ku mbaroi doktoraturën mbi Strabo-n në vitin 1893.

Dha mësim në Vjenë dhe, nga viti 1893, në Sarajevë, ku u emërua drejtor i muzeut rajonal të Bosnjë Hercegovinës. Në vitin 1904 themeloi në Sarajevë Institutin e Balkanologjisë, të cilin e drejtoi deri në fund të Luftës së Parë Botërore, kur muzeu u mbyll dhe ai u detyrua të kthehej në Vjenë. Ishte pikërisht Karl Paç i cili, me kërkesë të qeverisë shqiptare, themeloi në vitin 1922 muzeun kombëtar në Tiranë.

Paçi njihet për artikuj të tij për lashtësinë ilire dhe trake si dhe, në lidhje më të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, për librin Der Sandschak Berat in Albanien (Sanxhaku i Beratit në Shqipëri), Vjenë 1904.Ky libër ishte rezultati i udhëtimit të tij në zonën e Vlorës dhe të Beratit në pranverë te vitit 1900. Përmban shumë fotografi – jo të gjitha me cilësi të lartë – si dhe shumë skica të objekteve të lashta që i zbuloi në Shqipëri: buste greke dhe romake, varre antike, mbishkrime, monedha, objekte të artit të gdhendjes në shkëmb – nga të cilët ndërkohë nuk ka mbetur asgjë.

postbck postbck

Recent Posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë tregojnë studimet

  Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…

12 hours ago

Tiranë, 1972: Misteri i vdekjes së 27 foshnjave në maternitet… a kishte dorë Enver Hoxha?

  Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…

14 hours ago

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

  Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…

14 hours ago

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

  Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…

14 hours ago

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

    Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…

15 hours ago

Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

  Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…

15 hours ago